Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kandidatët janë njoftuar paraprakisht, emrat nuk u bënë publikë për të kufizuar lobimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar mënyrën se si u prezantuan kandidaturat për postet drejtuese të partisë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

I pyetur nga gazetarët për krahasimet mes mënyrës së shpalljes së emrave në PD dhe praktikës së ndjekur nga kryeministri Edi Rama në prezantimin e ministrave, Berisha mohoi një ngjashmëri të tillë.

Sipas tij, kandidatët kanë qenë të informuar paraprakisht për propozimet, por emrat nuk janë bërë publikë më herët me qëllim që të kufizohej sa më shumë procesi i lobimit.

“Jo, e kanë marrë më përpara vesh. Ka një moment, do t'jua them haptas. Për zvogëlimin se s'ka asnjë arsye tjetër, por për zvogëlimin në maksimumin e mundshëm të lobimit, që nuk e përjashton dot kurrë, por mbahet një rezervë, se për mua unë mund t'jua kisha dhënë ju që në mëngjes. Por problemi i lobimit nuk është se nuk është një problem shqetësues”, tha Berisha.

Të fundit