Flash News

SPORT

Gordon ndez Anglinë, “Tre Luanët” kalojnë në avantazh ndaj Argjentinës

Screenshot_7.png

Anglia ka gjetur golin e avantazhit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës falë Anthony Gordon.

Aksioni nisi pas një ndërhyrjeje të Tagliaficos, i cili tentoi të largonte topin, por ai përfundoi te Declan Rice. Mesfushori anglez shërbeu për Morgan Rogers, i cili dhuroi një asist të shkëlqyer drejt Gordonit.

Sulmuesi anglez u shkëput në momentin e duhur në shtyllën e dytë dhe nuk gaboi përballë portës, duke e shtyrë topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin Anglisë.

Ishte një aksion i ndërtuar në mënyrë perfekte nga “Tre Luanët”, me Gordon që finalizoi me qetësi një rast jo të lehtë, duke shpërblyer lojën e mirë të skuadrës së Thomas Tuchel.

Të fundit