Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo për procesin zgjedhor në PD: Ripërtëritja nuk mbyllet këtu

Bozdo për procesin zgjedhor në PD: Ripërtëritja nuk mbyllet

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka komentuar procesin e riorganizimit të strukturave drejtuese të PD-së, duke e cilësuar atë si një hap drejt ripërtëritjes së partisë.

Në një lidhje direkte për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Bozdo tha se procesi zgjedhor, i cili ka zgjatur prej disa muajsh, ka sjellë prurje të reja në strukturat e partisë, veçanërisht nga të rinjtë dhe gratë.

Sipas tij, si në Këshillin Kombëtar, ashtu edhe në Kryesi dhe në listat e kandidaturave për postet drejtuese, ka një përfaqësim të ri me persona që kanë kontribute në PD.

“Mendoj që lajkmotivi i procesit zgjedhor që ka zgjatur disa muaj është ajo që edhe kryetari i PD e ka cilësuar, ripërtëritja. Besoj siç edhe ju keni konstatuar, në Këshillin Kombëtar, Kryesi, por edhe të gjitha kandidaturat sot, kushdo që të fitojë ka shumë prurje të reja, veçanërisht nga të rinjtë, zonjat, dhe të rinj me kontribute të cilësueshme në PD. Jemi në një rrugë të mbarë, por që s’mbyllet këtu. PD e ka detyrim t’i përqaset ndryshimeve kohore dhe asaj çfarë kërkojnë jo vetëm demokratët, por shqiptarët, dhe të përgatitet për zgjedhjet e radhës”, tha Bozdo.

Të fundit