Flash News

E-TJERA

“Na detyroni të ikim”, studentët “diplomohen” në protestë, hedhin kapelet në shesh

Në protestën e 47-të të zhvilluar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një grup studentësh zgjodhën një formë simbolike për të përcjellë shqetësimin e tyre për të ardhmen e të rinjve në Shqipëri.

Të veshur me uniformat e diplomimit dhe me pankarta në duar, studentët hodhën kapelet në shesh, duke e shoqëruar me mesazhe për mungesën e mundësive dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë pas përfundimit të studimeve.

Përmes këtij simboli, ata ngritën shqetësimin për largimin e vazhdueshëm të të rinjve jashtë vendit, duke e lidhur fenomenin me mungesën e vendeve të punës dhe vështirësitë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme në Shqipëri.

Studentët deklaruan se ky veprim synon të tregojë se shumë të diplomuar e shohin emigrimin si alternativën e vetme për shkak të mungesës së perspektivës profesionale dhe sociale në vend.

Të fundit