Flash News

Ditari i Opozitës

PD zgjedh ekipin e ri drejtues, Flamur Noka konfirmohet Sekretar i Përgjithshëm

images (1).jpeg

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të saj, duke zgjedhur drejtuesit e rinj të partisë, Sekretariatin dhe Komisionin e Apelimit.

Vendimet u morën gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, e cila vijoi deri në orët e para të mëngjesit. Në përfundim të procesit, Komisioni Zgjedhor shpalli rezultatet zyrtare të votimit.

Në postet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike u zgjodhën:

Belind Këlliçi
Nikola Kedhi
Erisa Bajaziti

Ndërkohë, në krye të Sekretariatit të Partisë u konfirmua si Sekretar i Përgjithshëm Flamur Noka, ndërsa pjesë e strukturës së re drejtuese janë:

Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka

Sekretar Organizativ
Klevis Balliu

Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafaj

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Marash Logu

Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Viola Kapedani

Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj

Sekretare për Integrimin Evropian
Fjoralba Dizdari

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga

Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani

Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata

Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati

Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri

Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Shkëlqim Lepenica

Sekretar për Pushtetin Lokal
Ylli Asllani

Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu

Këshilli Kombëtar zgjodhi gjithashtu edhe Komisionin e ri të Apelimit, i përbërë nga Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj dhe Gentian Koçi.

Të fundit