Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete në autostradën Lushnjë-Fier, një i plagosur

aksidenti23.jpg

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Lushnjë–Fier, në zonën e njohur si kryqëzimi i Pushimit të Shoferit, duke shkaktuar një të plagosur dhe trafik të rënduar.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Volkswagen dhe një minifurgon.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit Volkswagen ka hyrë në autostradë nga rruga dytësore në zonën e Pushimit të Shoferit, në drejtim të Divjakës, ndërsa minifurgoni që po lëvizte drejt Fierit nuk ka arritur të shmangë përplasjen.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i Volkswagen-it mbeti i plagosur dhe u transportua me ambulancë në Spitalin e Lushnjës. Sipas burimeve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa po menaxhojnë edhe qarkullimin, pasi në korsinë në drejtim të Fierit janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Të fundit