Flash News

E-TJERA

Autobote dhe policë/ Masa të forta sigurie te Kuvendi, edhe pse nuk ka asnjë protestues

Screenshot 2026-07-16 095300.png

Revolta qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë ka hyrë sot në ditën e 47-të.

Ndërsa Kuvendi mblidhet për seancën e radhës plenare, forca të shumta policore janë dislokuar në perimetrin e Parlamentit, megjithëse në zonë nuk ka protestues.

Në oborrin para godinës së Kuvendit janë vendosur efektivë të policisë, si edhe autobote me ujë, në kuadër të masave të sigurisë për zhvillimin e seancës.

Prania e shtuar e forcave të rendit vjen pas protestës së zhvilluar para Parlamentit gjatë një prej seancave të mëparshme, ku qytetarët kërkuan largimin e qeverisë.

Ajo protestë u shoqërua me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, e cila përdori spraj lotsjellës dhe arrestoi 19 protestues. Të gjithë ata u lanë më pas të lirë me vendim gjykate.

Të fundit