Flash News
Marsel Lela
Nuk ekziston asnjë rast në historinë botërore, për aq sa njohim ne, kur një deputet të jetë zgjedhur si përfaqësues në Parlament kryesisht nga votat e burgjeve. “Qeveria Rama 4” e bëri të mundur këtë me rastin e Sara Miles.
Një rast i cili nuk duhet normalizuar, kurrësesi.
Në disa vende ku të burgosurit kanë të drejtë vote (si Kanadaja, Danimarka, Norvegjia ose disa shtete evropiane), ka ndodhur që ndonjë kandidat të marrë një numër disproporcional votash nga një burg i madh, por literatura zgjedhore nuk njeh ndonjë rast të famshëm ku një deputet të jetë identifikuar publikisht si "deputeti i të burgosurve".
Madje një rast i tillë nuk ka ndodhur edhe kur kandidatët kanë pasur mbështetjen në masë të të burgosurve. Kujtojmë këtu vetëm dy raste: Luiz Inácio Lula da Silva, gjatë kohës që ishte në burg (2018–2019), gëzonte mbështetje të konsiderueshme edhe nga të burgosurit në burgjet braziliane, por nuk u zgjodh falë votës së tyre. Rasti tjetër është Jacob Zuma në Afrikën e Jugut, i cili ka pasur mbështetje në disa burgje dhe komunitete të lidhura me sistemin penitenciar, por nuk ekziston ndonjë e dhënë që mbështetja e tij të ketë adhur në mënyrë vendimtare nga të burgosurit.
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, u zgjodh në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, pasi siguroi një numër të lartë votash në qarkun e Elbasanit, përfshirë mbështetjen masive nga paraburgimet dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. 29 vjeçarja ishte një emër krejtësisht i panjohur për publikun, dhe mënyra se si u katapultua drejt e në Parlament krijoi polemika jo të vogla. Megjithatë, edhe pse u kontestua ashpër nga opozita, mbeti thjesht si një trajtesë hidh e prit nëpër studiot televizive, një rast ky i cili, në fakt, nuk është precedent as në vendet e botës së tretë.
Ka ngjarje politike që nuk maten thjesht dhe vetëm me numrin e votave, por edhe me simbolikën që ato mbartin. Janë momente kur një emër, një vendim apo një kandidim shndërrohet në metaforë të gjendjes së shoqërisë të një vendi. Në këtë kuptim, emërimi i Sara Miles si përfaqësuese politike në një zonë ku rezultati u ndikua në mënyrë të konsiderueshme nga votat e të burgosurve nuk është thjesht një episod elektoral. Ai është një simptomë e një deformimi më të thellë të përfaqësimit politik. Shoqëria shqiptare është formatuar për katër mandate rresht të Partisë Socialiste, që edhe një skandal i përmasave të tilla, të shikohet si diçka krejt normale.
Në demokracitë moderne, deputeti konsiderohet përfaqësues i qytetarëve të lirë. Legjitimiteti i tij buron nga vullneti i njerëzve që marrin pjesë në jetën publike, që paguajnë taksa, ndërtojnë komunitete dhe mbajnë përgjegjësi për të ardhmen e vendit. Kur, për herë të parë në historinë politike shqiptare krijohet perceptimi se një mandat parlamentar është vulosur nga vota e burgjeve, kemi hyrë në një territor që ngre pyetje serioze për natyrën e përfaqësimit.
Ironia është e hidhur. Parlamenti, institucioni që duhet të mishërojë sovranitetin popullor, rrezikon të perceptohet si një vend ku zëri i qytetarit të zakonshëm peshon më pak sesa mekanizmat e kontrollit politik mbi grupe të caktuara votuesish. Nuk është çështje vetëm ligjore. Është mbi të gjitha çështje morale dhe politike.
Në filozofinë politike, përfaqësimi nuk është vetëm një procedurë; ai është një marrëdhënie besimi. Edmund Burke shkruante se deputeti nuk është thjesht delegat i votuesve, por kujdestar i interesit publik. Ky rol kërkon pavarësi morale dhe legjitimitet shoqëror. Kur mandati shoqërohet me dyshime mbi burimin real të mbështetjes politike, si rasti i Milas, dëmtohet vetë ideja e besimit mbi të cilën ngrihet demokracia.
Më shqetësues se vetë rasti i një 29 vjeçareje anonime, që na gdhihet një ditë të bukur deputete në Parlamentin e Shqipërisë, është normalizimi i tij. Në vend që opinioni publik të tronditet nga një situatë e tillë, një pjesë e madhe e shoqërisë reagon me indiferencë dhe pafuqi, duke pritur çudinë e radhës nga kapelja “nuk keni parë asgjë akoma”. Dhe kjo është, ndoshta, fitorja më e madhe e një pushteti të gjatë: jo kontrolli mbi institucionet, por kontrolli mbi pragun moral të qytetarëve. Kur skandalet pushojnë së qeni skandale dhe nuk bëjnë më përshtypje, demokracia fillon e tretet nën forcën e këtij zakoni.
Edi Rama ka ndërtuar një sistem politik ku kufijtë mes normales dhe të papranueshmes janë zhvendosur vazhdimisht. Ajo që dikur do të kishte shkaktuar dorëheqje, sot trajtohet si rutinë. Ajo që dikur do të konsiderohej cenim i etikës publike, sot relativizohet me arsyetimin se "kështu funksionon politika". Por pikërisht ky relativizim është forma më e rrezikshme e korruptimit të ndërgjegjes qytetare. Përpara se të kemi një “deputete të të burgosurve”, ne kemi një kryeministër ministrash e zëvendësministrash të burgosur, të arratisur, të hetuar e nën hetim. Relativizimi i këtyre skandaleve të njëpasnjëshme kanë krijuar një kore të trashë në ndërgjegjen qytetare.
Nëse sot mund të flitet për një "deputete të të burgosurve", problemi nuk është vetëm ai i një individi apo i një mandati. Problemi është modeli politik që e bën të mundur një simbolikë të tillë pa prodhuar asnjë tronditje institucionale, edhe atëhere kur Parlamenti kthehet në përfaqësues, jo të qytetarëve të lirë, por të burgjeve. Kur pushteti arrin deri aty sa edhe paradokset më të mëdha të duken normale, atëherë nuk kemi më të bëjmë vetëm me krizë politike, por me krizë të vetë kulturës demokratike.
Të fundit
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër
16 July 2026, 13:20
Kur Parlamenti fillon të përfaqësojë burgun
16 July 2026, 12:35
Jared Kushner had better drop out of his Albania project—for his own good
16 July 2026, 12:27
Për këto 4 shenja të zodiakut nis një kapitull i ri në dashuri
16 July 2026, 12:19
Tenderë, IPARD dhe "5D"/SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror
16 July 2026, 11:55
IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
16 July 2026, 11:38
PD denoncon fondet për koncertin e Kanye West, kërkon auditim nga KLSH
16 July 2026, 11:26
Digjet biznesi në qendër të Elbasanit, dyshohet për shkëndijë elektrike
16 July 2026, 11:12
Shqipëria mbyll tre kapituj negociues, por mbetet pas në reformat themelore
16 July 2026, 11:11
Tiranë/ 40-vjeçarja gjendet e mbytur te Liqeni i Thatë
16 July 2026, 10:08
Sot dita më e nxehtë e vitit, ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë
16 July 2026, 09:50
Si të ndihmoni dikë që rrezikon të mbytet
16 July 2026, 09:37
Kapet me arsenal armësh në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër
16 July 2026, 09:14
Messi nuk ndalet, vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
16 July 2026, 08:59
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
16 July 2026, 08:30
PD zgjedh ekipin e ri drejtues, Flamur Noka konfirmohet Sekretar i Përgjithshëm
16 July 2026, 08:10
Përplasen dy automjete në autostradën Lushnjë-Fier, një i plagosur
16 July 2026, 07:51
Ditë përvëluese, temperaturat pritet të arrijnë 39 gradë
16 July 2026, 07:33
Argjentina gjunjëzon Anglinë, siguron finalen me Spanjën
16 July 2026, 07:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 July 2026, 07:01
Sveçla kritikon qeverinë shqiptare: Prisja një reagim më aktiv ndaj Serbisë
15 July 2026, 22:55
Gordon ndez Anglinë, “Tre Luanët” kalojnë në avantazh ndaj Argjentinës
15 July 2026, 22:19
Berisha: PD përmbyll riorganizimin e strukturave, ripërtëritja do të vazhdojë
15 July 2026, 21:39
Beteja e titanëve! Anglia dhe Argjentina luajnë për finalen me Spanjën
15 July 2026, 21:07
Bozdo për procesin zgjedhor në PD: Ripërtëritja nuk mbyllet këtu
15 July 2026, 20:49
Vlorë/ Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në vijat e bardha
15 July 2026, 20:14
Zgjedhja e strukturave drejtuese, voton Berisha
15 July 2026, 19:58
Gara për numrin dy të PD-së, Korreshi përballë Flamur Nokës
15 July 2026, 18:43
“Fytyra e Instagramit” dhe makthi i kirurgjisë plastike
15 July 2026, 18:09
Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?
15 July 2026, 17:32
"E papranueshme", RSF dënon sulmin e Erion Braçes ndaj gazetarit
15 July 2026, 16:48
Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës
15 July 2026, 16:02
Finalja e Botërorit, biletat arrijnë shifra marramendëse
15 July 2026, 15:57
A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara?
15 July 2026, 15:47
Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij
15 July 2026, 15:26
Devoll, 57-vjeçari vetëvritet në banesë
15 July 2026, 15:08
Gjendet i pajetë 28-vjeçari shqiptar në Britani
15 July 2026, 14:40
Amnistia penale/ Mbi 1.400 të dënuar përfitojnë, 553 lënë qelitë
15 July 2026, 14:10
Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve
15 July 2026, 12:53
Theu masën e arrestit shtëpiak, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari
15 July 2026, 12:04
A do të niset hetim ndaj Ramës për “Albanian Files”? Braho shmang komentet
15 July 2026, 11:31
Paralajmërimi i meteorologes: Nga nesër, temperatura mbi 40 gradë
15 July 2026, 11:20
Hapet portali u-Albania, maturantët nisin verifikimin e të dhënave
15 July 2026, 11:04
Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në
15 July 2026, 10:50
Zbulohen 5 'shtëpi bari' në Lezhë, dy në pranga, procedohen 4 punonjës të OSHEE
15 July 2026, 10:46
Spanja çoi Francën 'në shtëpi', reagon presidenti Macron: Humbje e dhimbshme!
15 July 2026, 10:06
Radhë, kaos dhe mungesë uji, BIRN: Fansat të pakënaqur në koncertin e Kanye West
15 July 2026, 09:39
Prokuroria sekuestron pasuritë e një të dënuari me 10 vite burg për drogë
15 July 2026, 09:07
Mbappe pranon dështimin: Spanja ishte më e mirë, nuk luajtëm siç duhej
15 July 2026, 09:04
Këmbimi valutor, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore sot
15 July 2026, 08:28
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues
15 July 2026, 07:47
Klevis Balliu: Kam shprehur dëshirën për të garuar për nënkryetar të PD-së
15 July 2026, 07:29
Si parashikohet moti për sot
15 July 2026, 07:15