Flash News

E-TJERA

Detaje nga ngjarja në Shkodër: Vëllai i të plagosurit u nis me armë për hakmarrje

Detaje nga ngjarja në Shkodër: Vëllai i të plagosurit u nis

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mesditën e kësaj të marte në Shkodër, ku një konflikt i çastit rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër krim të rëndë.

Sipas policisë, rreth orës 11:30, në ambientet e poliklinikës në lagjen "Vasil Shanto", 18-vjeçari me iniciale A. F. plagosi me thikë 32-vjeçarin V. K., pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pasi mori vesh për plagosjen e të vëllait, 41-vjeçari A. K. u armatos me një pistoletë, me fishek në fole, dhe u nis në këmbë me qëllim që të vriste autorin e dyshuar.

Falë informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia arriti ta lokalizojë 41-vjeçarin përpara se ai të realizonte planin. Gjatë ndërhyrjes, ai tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, por u neutralizua dhe u arrestua nga efektivët.

Ndërkohë, policia vijon kërkimet për kapjen e 18-vjeçarit të dyshuar si autor i plagosjes me thikë, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit