Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Dënoj me forcë heshtjen e qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiç

e765280f-f8fd-4f98-a32f-4a053f336d80.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar heshtjen e qeverisë shqiptare lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën".

Në konferencën me gazetarët, Berisha e cilësoi reagimin e Tiranës si "heshtje prej vasali", ndërsa kërkoi që ministrja serbe të shpallet "non grata" në Shqipëri dhe të ndiqet penalisht për mbështetje të gjenocidit dhe spastrimit etnik.

Sali Berisha: Deklarata e saj është dënuar me forcën më të madhe nga një deklaratë e Partisë Demokratike ditë më parë, e paraqitur nga zëdhënësja e partisë zonja Floriana Garo. 
Ne kërkuam menjëherë shpalljen e saj non-grata dhe inicimin e një padie për mbështetje të gjenocidit dhe të spastrimit etnik nga një ministre e vendit që i ka kryer këto akte. Por unë ju garantoj dy gjëra. 
Për sa kohë ajo rri në atë kabinet, ajo ka shprehur mendimin e padronit të saj, Aleksandër Vuçiç. 
Se të mbash një monstër si ajo në kabinet, e cila dëshmon me gjakftohtësinë më të madhe, shpreh keqardhjen se nuk u kompletua gjenocidi dhe spastrimi etnik në Kosovë sipas operacionit Patkoi, do të thotë të kesh vetë atë mendësi. 
Së dyti, dënoj me forcën më të madhe heshtjen e turpshme, heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së një ministreje të Beogradit. 
Ndërkohë që shpall non-grata qytetarë të Prizrenit pse marrin pjesë në protestë, ndërkohë që shpall non-grata deputetë të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të shqiptarëve, në aktin më të turpshëm, më vetëposhtërues nuk guxon të shpallë non-grata dhe ai ministri i jashtëm, turpi i të gjitha kohërave, që nuk guxon të thotë një fjalë ndaj ministres monstër që kërkonte spastrimin etnik të të gjithë shqiptarëve nga Kosova. 
Ky qëndrim dëshmon fytyrën e vërtetë të regjimit të Tiranës. 
Një regjim vasal ndaj Beogradit.

 

Të fundit