Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Edi Rama nuk pranon asnjë kërkesë të protestës, ne i mbështesim të gjitha

61ed6cc4-afbc-45c9-bc6e-176ec9b2752d.jpeg

I pyetur nga gazetarët lidhur me reformën zgjedhore dhe kërkesën për sistem proporcional me lista të hapura, lideri i opozitës Sali Berisha tha se Partia Demokratike mbështet plotësisht kërkesat e protestuesve.

‘Siç e dini Edi Rama është i vendosur të mos pranojë asnjë kërkesë të protestës rinore qytetare. Ndërkohë, ne kemi mbështetur të gjitha kërkesat e tyre. Pra këtu ka një dallim të madh midis nesh dhe atyre’, tha ai.

Pyetje: Për reformën zgjedhore është arritur le të themi një lloj dakordësie për shtyrjen e afatit të tij. Ndërkohë ju keni mbështetur kërkesat e protestuesve, ku një ndër to është proporcional, me lista të hapura. A është diskutuar kjo në këtë komision dhe a ka Partia Socialiste vullnetin për ta pranuar këtë kërkesë dhe këtë propozim?

Sali Berisha: Siç e dini Edi Rama është i vendosur të mos pranojë asnjë kërkesë të protestës rinore qytetare. Ndërkohë, ne kemi mbështetur të gjitha kërkesat e tyre. Pra këtu ka një dallim të madh midis nesh dhe atyre.

Të fundit