Flash News
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi”/ Pankartat pikante nga protesta
Amnistia nxjerr nga qelia Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari
Vrasja e Martin Canit: Nga TikTok-u te algoritmi, si ndryshoi narrativa e Ramës për ‘fajtorin’
Ndotje mjedisore në Dhërmi/ IKMT pezullon dhe gjobit 5 kompani

Është një mbrëmje e ngrohtë në Romë. Jam duke shijuar një pjatë pasta alla carbonara, ndërsa miqtë e mi po zgjedhin verën e radhës. Papritur, një frazë në anglisht përshkon restorantin: “Një kapuçino, ju lutem”. Pirunët ndalen në mes të ajrit dhe të gjithë kthejnë kokën. Është ora 22:30. A e kanë seriozisht?
Çdo vit, miliona turistë vizitojnë Italinë, të tërhequr kryesisht nga fama e kuzhinës së saj. Megjithatë, ndonëse gatimet italiane janë të përhapura në mbarë botën, pak vizitorë i njohin rregullat dhe traditat që udhëheqin kulturën e të ngrënit në Itali. Pikërisht mosnjohja e këtyre zakoneve i shtyn shumë udhëtarë të bëjnë gabime që vendasit i vënë re menjëherë.
Kuzhina italiane është, në thelb, mjaft e thjeshtë. Ajo nuk mbështetet te përdorimi i shumtë i erëzave, ndërsa shija e pjatave vjen kryesisht nga përbërësit sezonalë dhe vendas.
Vaktet nuk konsumohen kurrë me nxitim. Ato konsiderohen një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës. Për këtë arsye, italianët ndjekin një sërë rregullash të pashkruara, të cilat synojnë të nxjerrin më mirë në pah shijet dhe të sigurojnë që çdo vakt të shijohet siç duhet.
A po tregohemi disi dramatikë për këto rregulla? Ndoshta. Megjithatë, udhëtarët që i shkelin pa dashje ka të ngjarë të përballen me vështrime të habitura, madje edhe të tmerruara. Ndërsa ata që arrijnë t’i kuptojnë, fitojnë një mundësi për të njohur më nga afër kulturën gastronomike italiane dhe, ndoshta, edhe një shenjë miratimi nga vendasit.
Për të ngrënë si një italian në vizitën tuaj të ardhshme, këto janë shtatë gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në restorantet italiane.
- Mos porositni kapuçino pas mëngjesit
Mund të keni dëgjuar se italianët nuk pinë kapuçino pas një ore të caktuar të ditës, por duket se ka ende paqartësi për kufirin e saktë. A është ora 10:00? Mesdita?
Ja rregulli më i thjeshtë: mos porositni kapuçino në restorant.
Kapuçinoja pihet zakonisht në bar, gjatë mëngjesit. Mëngjesi italian është i lehtë dhe përbëhet kryesisht nga një briosh ose një ëmbëlsirë e vogël, të cilat shoqërohen shumë mirë me një kapuçino kremoze.
Por e njëjta pije me shkumë konsiderohet tepër e rëndë për t’u konsumuar me vakte më të bollshme dhe të kripura. Pikërisht për këtë arsye italianët ngrenë vetullat kur dikush porosit kapuçino në drekë ose në darkë. Pas vaktit të parë të ditës, ata zakonisht zgjedhin një ekspres ose një makiato.
- Mos e prishni rendin e vakteve
Ashtu si një simfoni, një vakt në një restorant italian zhvillohet në disa etapa që ndjekin një rend të caktuar: antipasto ose pjata e parë, primo ose pjata me makarona, secondo e contorni ose pjata me mish apo prodhime deti e shoqëruar me perime të stinës, më pas dolce, kafeja dhe në fund një pije tretëse.
Ky rend bën që shijet të kalojnë gradualisht nga më të lehtat te më të pasurat, duke përfunduar me kafeinë ose alkool, që tradicionalisht konsiderohen ndihmë për tretjen.
Nuk është e nevojshme të porosisni të gjitha pjatat e menusë tradicionale, por nuk duhet ta ndryshoni rendin. Garniturat shërbehen në pjata të veçanta, ndaj kërkesa “sillini të gjitha njëherësh” konsiderohet shumë e pazakontë.
Në Itali, sallata e përzier nuk shërbehet në fillim të vaktit. Ajo konsiderohet garniturë dhe hahet së bashku me pjatën kryesore me mish. Zakonisht përbëhet nga gjethe jeshile të përziera, të marinuara me vaj, kripë dhe lëng limoni.
Në restorantet më të thjeshta, disa gatime si ribollita, një supë toskane me bukë dhe perime, ose pasta e fagioli, makarona me fasule, mund të klasifikohen si pjata të para. Ndërsa makaronat, në kuzhinën italiane, nuk konsiderohen kurrë garniturë.
- Mos i përzieni shijet e detit me ato të malit
“Por pse të mos hedh parmixhano mbi pjatën me prodhime deti, nëse kështu më pëlqen?”
Në Itali, kuzhina e detit dhe ajo e malit konsiderohen dy tradita të veçanta. E para lidhet me peshkun dhe prodhimet e detit, ndërsa e dyta me mishin dhe djathërat. Ato janë zhvilluar veçmas dhe zakoni për të mos i përzier ka mbetur i fortë edhe sot.
Mendohet se shijet e tyre të dallueshme konkurrojnë me njëra-tjetrën. Për këtë arsye, prodhimet e detit shoqërohen rrallë me djathëra të stazhionuar dhe me shije të fortë.
I njëjti parim zbatohet edhe në rendin e pjatave. Pas një insalata di mare, pra sallate me prodhime deti, mund të zgjidhni spaghetti alle vongole dhe më pas kallamarë të skuqur, por jo makarona me salcë bolonjeze dhe mish derri të pjekur.
Në menu mund të gjeni edhe pjata që ndërthurin qëllimisht prodhimet e detit me djathin, si makarona me midhje dhe djathë pekorino. Megjithatë, këto janë receta të pranuara nga tradita.
Rregulli i përgjithshëm mbetet ndarja e dy botëve kulinare. Kjo është arsyeja pse kërkesa për parmixhano mbi spaghetti alle vongole mund t’i bëjë italianët përreth jush të rrudhin fytyrën.
- Mos kërkoni zëvendësimin e përbërësve
Në Itali, pjatat e restoranteve zakonisht nuk konsiderohen të personalizueshme. Përbërës të caktuar janë menduar të shkojnë së bashku, ndërsa të tjerë jo.
Edhe format e makaronave zgjidhen sipas llojit të salcës. Makaronat e shkurtra shoqërohen zakonisht me salca më të trasha dhe me copa, të cilat kapen më mirë pas vijave të tyre. Makaronat e gjata ose të mbushura kombinohen kryesisht me salca më të buta dhe kremoze.
Të kërkosh që një pjatë të përgatitet me një përbërës tjetër shihet si cenim i ekuilibrit të saj dhe, në njëfarë mënyre, edhe si vënie në dyshim e gjykimit të shefit të kuzhinës.
Sigurisht, është krejtësisht e pranueshme të përmendni alergjitë ose kërkesat e veçanta ushqimore. Mund të pyesni gjithashtu nëse një përbërës që ju shkakton shqetësime gastrointestinale, si qepa, specat, domatet apo hudhra, mund të hiqet nga pjata.
Shumë shefa kuzhine do të jenë të gatshëm t’ju përgatisin diçka të posaçme. Ajo që nuk pritet mirë është përpjekja për ta ridizenjuar plotësisht një pjatë sipas preferencave personale.
- Mos u kufizoni te “kuzhina italiane” – zbuloni specialitetet e çdo rajoni
Jashtë Italisë, restorantet zakonisht ofrojnë “kuzhinë italiane”. Por vetë koncepti i Italisë si një shtet i bashkuar është relativisht i ri. Deri në fund të shekullit XIX, territori përbëhej nga mbretëri dhe shtete të pavarura, të cilat u bashkuan vetëm në vitet 1800. Edhe sot, shumë italianë identifikohen fillimisht me rajonin e tyre dhe më pas me kombin.
E njëjta gjë vlen edhe për gastronominë. Kuzhina italiane është thellësisht rajonale dhe çdo zonë ruan me krenari recetat dhe produktet e saj tradicionale. Për italianët, të vizitosh një qytet pa provuar gatimet karakteristike të tij do të thotë të humbasësh një pjesë thelbësore të përvojës.
Larmia e kuzhinës rajonale është mbresëlënëse dhe pikërisht zbulimi i saj e bën udhëtimin më interesant.
Një udhërrëfyes i shkurtër: në Napoli duhet provuar pica në vendlindjen e saj, ndërsa më në jug, në Bregun e Amalfit, nuk duhet humbur limonçeloja e përgatitur nga limonët vendas. Pesto e ka origjinën në Gjenova, ndërsa për cacio e pepe dhe carbonara destinacioni është Roma. Firence njihet për biftekun e famshëm fiorentin, ndërsa Venecia konsiderohet kryeqyteti i kulturës së aperitivo-s, ku në bacari (bare tradicionale) shërbehen cicchetti, kafshata të vogla, të shoqëruara zakonisht me një gotë Aperol Spritz.
Por kjo është vetëm maja e ajsbergut gastronomik. Pothuajse çdo fshat dhe qytet ka një pjatë të njohur, një lloj buke tradicionale ose një frut karakteristik, që vendasit e ruajnë me krenari.
Përpara se të porositni, pyesni se për çfarë specialiteti njihet zona. Shpesh, pikërisht aty fshihet përvoja më autentike e udhëtimit.
- Mos u nxitoni
Në Itali, një vakt në restorant është një ritual shoqëror, jo thjesht një mënyrë për të shuar urinë.
Falë strukturës tradicionale me disa pjata, dreka ose darka mund të zgjasë për orë të tëra. Mes pjatave ka gjithmonë kohë për të biseduar, për të pushuar ose edhe për të shijuar një sorbetto al limone (sorbe me limon), që shërben për të freskuar shijen përpara vazhdimit të vaktit.
Pikërisht në këto pauza zhvillohet pjesa më e rëndësishme e darkës: bisedat e gjata, të qeshurat, debatet dhe, shpesh, porositja e një shisheje tjetër vere.
Nëse shkoni për darkë në orarin kur hanë zakonisht italianët, pra pas orës 21:00, mos prisni të ngriheni nga tavolina përpara mesnatës.
- Mos e anashkaloni amaro-n
Një vakt tradicional italian zakonisht mbyllet me një ëmbëlsirë, një kafe – zakonisht ekspres ose makiato – dhe një gotë amaro.
Fjala amaro do të thotë “i hidhur”. Kjo pije përgatitet zakonisht me lëkura agrumesh, lëvore arrash ose bimë aromatike e mjekësore. Shija e saj nuk është për të gjithë që në provën e parë, por italianët besojnë se nuk ka mënyrë më të mirë për të ndihmuar tretjen pas një vakti të bollshëm.
Ashtu si shumë elementë të tjerë të kuzhinës italiane, edhe amaro ndryshon nga një rajon në tjetrin. Prandaj, ia vlen të pyesni se cila është specialiteti vendas ose, edhe më mirë, nëse restoranti ofron një version të përgatitur në mënyrë artizanale.
Shijojeni ngadalë, relaksohuni dhe lëreni ditën e nesërme për aventurën e radhës gastronomike./ Monitor
Të fundit
Shtatë gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë kur hani në Itali
16 July 2026, 20:24
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi”/ Pankartat pikante nga protesta
16 July 2026, 20:09
Korrupsion gjatë detyrës, arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 3 në Tiranë
16 July 2026, 19:36
Risi historike në Botëror, FIFA i dhuron kampionëve unaza si në NBA dhe NFL
16 July 2026, 18:59
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari
16 July 2026, 18:45
A po përjetojmë retrogradën më të keqe të Mërkurit ndonjëherë?
16 July 2026, 17:01
“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës në Shqipëri
16 July 2026, 16:28
Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen Dorina Hoxha
16 July 2026, 16:02
Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet
16 July 2026, 14:59
Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve
16 July 2026, 14:42
Ndotje mjedisore në Dhërmi/ IKMT pezullon dhe gjobit 5 kompani
16 July 2026, 14:22
Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?
16 July 2026, 14:03
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër
16 July 2026, 13:20
Kur Parlamenti fillon të përfaqësojë burgun
16 July 2026, 12:35
Jared Kushner had better drop out of his Albania project—for his own good
16 July 2026, 12:27
Për këto 4 shenja të zodiakut nis një kapitull i ri në dashuri
16 July 2026, 12:19
Tenderë, IPARD dhe "5D"/SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror
16 July 2026, 11:55
IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
16 July 2026, 11:38
PD denoncon fondet për koncertin e Kanye West, kërkon auditim nga KLSH
16 July 2026, 11:26
Digjet biznesi në qendër të Elbasanit, dyshohet për shkëndijë elektrike
16 July 2026, 11:12
Shqipëria mbyll tre kapituj negociues, por mbetet pas në reformat themelore
16 July 2026, 11:11
Tiranë/ 40-vjeçarja gjendet e mbytur te Liqeni i Thatë
16 July 2026, 10:08
Sot dita më e nxehtë e vitit, ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë
16 July 2026, 09:50
Si të ndihmoni dikë që rrezikon të mbytet
16 July 2026, 09:37
Kapet me arsenal armësh në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër
16 July 2026, 09:14
Messi nuk ndalet, vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
16 July 2026, 08:59
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
16 July 2026, 08:30
PD zgjedh ekipin e ri drejtues, Flamur Noka konfirmohet Sekretar i Përgjithshëm
16 July 2026, 08:10
Përplasen dy automjete në autostradën Lushnjë-Fier, një i plagosur
16 July 2026, 07:51
Ditë përvëluese, temperaturat pritet të arrijnë 39 gradë
16 July 2026, 07:33
Argjentina gjunjëzon Anglinë, siguron finalen me Spanjën
16 July 2026, 07:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 July 2026, 07:01
Sveçla kritikon qeverinë shqiptare: Prisja një reagim më aktiv ndaj Serbisë
15 July 2026, 22:55
Gordon ndez Anglinë, “Tre Luanët” kalojnë në avantazh ndaj Argjentinës
15 July 2026, 22:19
Berisha: PD përmbyll riorganizimin e strukturave, ripërtëritja do të vazhdojë
15 July 2026, 21:39
Beteja e titanëve! Anglia dhe Argjentina luajnë për finalen me Spanjën
15 July 2026, 21:07
Bozdo për procesin zgjedhor në PD: Ripërtëritja nuk mbyllet këtu
15 July 2026, 20:49
Vlorë/ Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në vijat e bardha
15 July 2026, 20:14
Zgjedhja e strukturave drejtuese, voton Berisha
15 July 2026, 19:58
Gara për numrin dy të PD-së, Korreshi përballë Flamur Nokës
15 July 2026, 18:43
“Fytyra e Instagramit” dhe makthi i kirurgjisë plastike
15 July 2026, 18:09
Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?
15 July 2026, 17:32
"E papranueshme", RSF dënon sulmin e Erion Braçes ndaj gazetarit
15 July 2026, 16:48
Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës
15 July 2026, 16:02
Finalja e Botërorit, biletat arrijnë shifra marramendëse
15 July 2026, 15:57
A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara?
15 July 2026, 15:47
Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij
15 July 2026, 15:26
Devoll, 57-vjeçari vetëvritet në banesë
15 July 2026, 15:08
Gjendet i pajetë 28-vjeçari shqiptar në Britani
15 July 2026, 14:40
Amnistia penale/ Mbi 1.400 të dënuar përfitojnë, 553 lënë qelitë
15 July 2026, 14:10
Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve
15 July 2026, 12:53