Flash News

E-TJERA

Dhunohet fizikisht oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrollet

sarande.jpg

Një oficer i Policisë së Sarandës është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr. 3 të qytetit. Bëhet fjalë për Mihal Velçon, oficer i sektorit të krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake, efektivi po lëvizte me motor kur fillimisht është fyer dhe kanosur nga disa persona. Më pas ai ka ndaluar mjetin dhe është përfshirë në një konflikt fizik me ta.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të planifikuar ndaj punonjësit të policisë.

Menjëherë pas incidentit, forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle në banesa, lokale dhe ambiente të tjera, ndërsa disa persona janë shoqëruar në komisariat për t'u marrë në pyetje.

Deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit