Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO lë në fuqi 28 vitet burg për Ilir Selmanin për vrasjen e Santiago Malkos

1708516187_malkoselmani.jpg
Ilir Selmani dhe Santiago Malko

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Vendimi u dha pas rigjykimit të çështjes, të urdhëruar nga Gjykata e Lartë, e cila kishte prishur vendimin e mëparshëm të Apelit dhe kishte kërkuar shqyrtimin e saj nga një trupë tjetër gjykuese.

Me vendimin e sotëm, Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së, duke konfirmuar dënimin me 28 vite burg ndaj Selmanit. Ai do të rikthehet në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin.

Kundër këtij vendimi mund të paraqitet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Më 19 qershor, Apeli i GJKKO-së kishte ndryshuar masën e sigurisë për Selmanin nga arrest me burg në "arrest në shtëpi", gjatë kohës që çështja po rigjykohej.

Sipas dosjes hetimore, Ilir Selmani, i konsideruar pjesë e grupit të njohur si "Klani Duka", kishte vëzhguar lëvizjet e Santiago Malkos së bashku me një person tjetër, përpara atentatit të 27 gushtit 2019 në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë.

Të fundit