Flash News
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi”/ Pankartat pikante nga protesta
Amnistia nxjerr nga qelia Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari
Vrasja e Martin Canit: Nga TikTok-u te algoritmi, si ndryshoi narrativa e Ramës për ‘fajtorin’
Ndotje mjedisore në Dhërmi/ IKMT pezullon dhe gjobit 5 kompani

Një nënshkrim që mungonte në Kiev ka tërhequr përsëri vëmendjen rreth qëndrimit të Serbisë karshi Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Ukrainës.
Vëmendja ra mbi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi ai nuk e nënshkroi një deklaratë të përbashkët në samitin e Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore, e cila konfirmon mbështetjen e vazhdueshme politike, ushtarake, financiare dhe të sigurisë për Kievin, por edhe nevojën për trysni shtesë ndaj Rusisë.
Kievi nuk e ka komentuar ende qëndrimin e Vuçiqit, por sipas analistit ukrainas Yevhen Mahda, ky veprim i Vuçiqit nuk është e papritur.
“Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq bën sjellje të tillë. Ai tashmë ka refuzuar të nënshkruajë një deklaratë të ngjashme në Kiev. Ai padyshim po mendon për zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në Serbi në të ardhmen e afërt”, thotë Mahda, i cili është gjithashtu drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare, Instituti për Politikë Botërore.
Bashkimi Evropian thotë se nuk dëshiron ta komentojë vendimin e Serbisë për të mos e nënshkruar deklaratën e përbashkët të miratuar në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.
“Qëndrimi ynë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës është i qartë: ne jemi të bashkuar në mbështetjen e palëkundur për Ukrainën përballë luftës agresore të Rusisë dhe përpjekjeve të paligjshme të Rusisë për ta aneksuar territorin ukrainas”, tha shërbimi për shtyp i Komisionit Evropian në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL).
Siç shpjeguan zyrtarët evropianë, deklarata e miratuar në samit nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Bashkimit Evropian, pasi u nënshkrua nga pjesëmarrësit e tubimit, përkatësisht udhëheqës individualë të shteteve anëtare të BE-së.
Prandaj, siç është shpjeguar jozyrtarisht në Bruksel, nënshkrimi i saj nuk konsiderohet si çështje harmonizimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.
Gjatë vitit 2025, Serbia e rriti nivelin e saj të përputhshmërisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së në rreth 60 për qind, por ajo mbetet ende i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk është plotësisht në përputhje me qëndrimet evropiane.
Por, siç thotë Mahda, kjo nuk do të ndikojë në marrëdhënien e Bashkimit Evropian me këtë vend.
"Nuk mendoj se do të ushtrohet ndonjë trysni mbi Serbinë, sepse kjo do të thoshte një mundësi për t'u fshehur plotësisht nën ombrellën e Rusisë. Mendoj se BE-ja ka frikë nga kjo", thotë ai.
“Politikë balancuese”
Edhe katër vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Serbia nuk po heq dorë nga e ashtuquajtura politikë balancuese.
Nga njëra anë, ajo mbështet disa qëndrime të Bashkimit Evropian, por shmang vendimet që do të nënkuptonin një çarje më të qartë të marrëdhënieve me Moskën.
Analisti i politikës së jashtme me bazë në Beograd, Boshko Jakshiq, beson se është pikërisht një politikë e tillë që e ka vënë Vuçiqin në një situatë ku ai po përpiqet të ruajë marrëdhëniet me palët kundërshtare.
“Masa e politikës së jashtme të Vuçiqit”
Për Marko Savkoviqin, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, lëvizja e Vuçiqit në Kiev është në përputhje me kursin aktual të Beogradit.
"Nga ana tjetër, është një politikë që ka datën e skadimit dhe afatin e saj. Nëse masa e marrëdhënieve tona me Perëndimin është ajo që kemi tani, dhe duket se është, atëherë shkuarja e tij atje dhe pjesëmarrja në atë takim është maksimumi. Pra, është maksimumi absolut", deklaron ai.
Ndryshe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat pothuajse plotësisht janë përafruar me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, Serbia nuk po e bën këtë.
"Ne nuk pajtohemi me regjimin e sanksioneve. Janë miratuar 20 paketa sanksionesh dhe ne nuk kemi rënë dakord për asnjërën. Sigurisht, qeveria e justifikon këtë me interesa ekonomike. Mendoj se kjo po vazhdon ende. Askush nuk e ka goditur tavolinën dhe ka thënë: 'Mjaft, duhet ta bëni ose do t'i ndërpresim marrëdhëniet'. Sigurisht, ka shumë hipokrizi këtu, por kjo është politikë, këto janë marrëdhënie ndërkombëtare", thotë Savkoviq./ REL
Të fundit
Nga Napoli në Athinë, netët e nxehta po u kushtojnë banorëve dhjetëra orë gjumë
16 July 2026, 22:30
Dervishi: Patronazhistët janë qenie të pështira
16 July 2026, 22:11
Kosova në garë për fondet e BE-së, raporti dorëzohet në afatin e fundit
16 July 2026, 21:29
Shtatë gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë kur hani në Itali
16 July 2026, 20:24
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi”/ Pankartat pikante nga protesta
16 July 2026, 20:09
Korrupsion gjatë detyrës, arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 3 në Tiranë
16 July 2026, 19:36
Risi historike në Botëror, FIFA i dhuron kampionëve unaza si në NBA dhe NFL
16 July 2026, 18:59
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari
16 July 2026, 18:45
A po përjetojmë retrogradën më të keqe të Mërkurit ndonjëherë?
16 July 2026, 17:01
“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës në Shqipëri
16 July 2026, 16:28
Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen Dorina Hoxha
16 July 2026, 16:02
Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet
16 July 2026, 14:59
Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve
16 July 2026, 14:42
Ndotje mjedisore në Dhërmi/ IKMT pezullon dhe gjobit 5 kompani
16 July 2026, 14:22
Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?
16 July 2026, 14:03
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër
16 July 2026, 13:20
Kur Parlamenti fillon të përfaqësojë burgun
16 July 2026, 12:35
Jared Kushner had better drop out of his Albania project—for his own good
16 July 2026, 12:27
Për këto 4 shenja të zodiakut nis një kapitull i ri në dashuri
16 July 2026, 12:19
Tenderë, IPARD dhe "5D"/SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror
16 July 2026, 11:55
IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
16 July 2026, 11:38
PD denoncon fondet për koncertin e Kanye West, kërkon auditim nga KLSH
16 July 2026, 11:26
Digjet biznesi në qendër të Elbasanit, dyshohet për shkëndijë elektrike
16 July 2026, 11:12
Shqipëria mbyll tre kapituj negociues, por mbetet pas në reformat themelore
16 July 2026, 11:11
Tiranë/ 40-vjeçarja gjendet e mbytur te Liqeni i Thatë
16 July 2026, 10:08
Sot dita më e nxehtë e vitit, ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë
16 July 2026, 09:50
Si të ndihmoni dikë që rrezikon të mbytet
16 July 2026, 09:37
Kapet me arsenal armësh në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër
16 July 2026, 09:14
Messi nuk ndalet, vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
16 July 2026, 08:59
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
16 July 2026, 08:30
PD zgjedh ekipin e ri drejtues, Flamur Noka konfirmohet Sekretar i Përgjithshëm
16 July 2026, 08:10
Përplasen dy automjete në autostradën Lushnjë-Fier, një i plagosur
16 July 2026, 07:51
Ditë përvëluese, temperaturat pritet të arrijnë 39 gradë
16 July 2026, 07:33
Argjentina gjunjëzon Anglinë, siguron finalen me Spanjën
16 July 2026, 07:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 July 2026, 07:01
Sveçla kritikon qeverinë shqiptare: Prisja një reagim më aktiv ndaj Serbisë
15 July 2026, 22:55
Gordon ndez Anglinë, “Tre Luanët” kalojnë në avantazh ndaj Argjentinës
15 July 2026, 22:19
Berisha: PD përmbyll riorganizimin e strukturave, ripërtëritja do të vazhdojë
15 July 2026, 21:39
Beteja e titanëve! Anglia dhe Argjentina luajnë për finalen me Spanjën
15 July 2026, 21:07
Bozdo për procesin zgjedhor në PD: Ripërtëritja nuk mbyllet këtu
15 July 2026, 20:49
Vlorë/ Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në vijat e bardha
15 July 2026, 20:14
Zgjedhja e strukturave drejtuese, voton Berisha
15 July 2026, 19:58
Gara për numrin dy të PD-së, Korreshi përballë Flamur Nokës
15 July 2026, 18:43
“Fytyra e Instagramit” dhe makthi i kirurgjisë plastike
15 July 2026, 18:09
Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?
15 July 2026, 17:32
"E papranueshme", RSF dënon sulmin e Erion Braçes ndaj gazetarit
15 July 2026, 16:48
Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës
15 July 2026, 16:02
Finalja e Botërorit, biletat arrijnë shifra marramendëse
15 July 2026, 15:57
A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara?
15 July 2026, 15:47
Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij
15 July 2026, 15:26
Devoll, 57-vjeçari vetëvritet në banesë
15 July 2026, 15:08
Gjendet i pajetë 28-vjeçari shqiptar në Britani
15 July 2026, 14:40
Amnistia penale/ Mbi 1.400 të dënuar përfitojnë, 553 lënë qelitë
15 July 2026, 14:10