Flash News

SPORT

Cili klub ka më shumë lojtarë në finalen e Botërorit?

b4aaef71-232e-47ec-b746-d2e3980e0967.jpg

Atletico Madrid është klubi me më shumë lojtarë të përfaqësuar në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.

Në sfidën e së dielës, plot nëntë futbollistë të skuadrës madrilene do të jenë pjesë e finales. Për Spanjën aktivizohen Marcos Llorente, Alex Baena, Marc Pubill dhe Alejandro Grimaldo, ndërsa Argjentina përfaqësohet nga Juan Musso, Nahuel Molina, Julian Alvarez, Giuliano Simeone, Thiago Almada dhe Nico Gonzalez.

Ky nuk është një rast i izoluar. Edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Botës, Atletico Madrid ishte klubi me numrin më të madh të lojtarëve finalistë, me nga katër futbollistë në secilin edicion, duke konfirmuar vazhdimësinë e tij në elitën e futbollit botëror.

Të fundit