Flash News
Gomonja me 11 emigrantë bllokohet në det pranë Vlorës, shpëtohen nga Policia Kufitare
Dhunohet fizikisht oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrollet
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Temperatura deri në 39°C, si pritet moti në vend ditën e sotme
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi”/ Pankartat pikante nga protesta
EPPO (Zyra e Prokurorit Publik Europian) në Tiranë si hap kuptimplotë

Dje, Zyra e Prokurorit Publik Europian, që njihet përgjithësisht me akronimin anglisht EPPO, pas hetimit në Greqi të shpërdorimit të fondeve europiane për zhvillimin e bujqësisë mori të pandehur deputetët e partisë në pushtet Skrekas, Boukoros, Senetakis dhe Papakosta. Ata dyshohen për shpërdorim detyre dhe nxitje për menaxhim të paligjshëm të fondeve europiane. Në një rast dyshimi është për dëshmi të rreme e mashtrim kompjuterik. Krahas deputetëve u morën të pandehur edhe 18 persona përfshi ish funksionarë. Për 9 deputetë të tjerë të hetuar fillimisht EPPO u shpreh se nuk kishte gjetur prova fajësuese.
Ky rast hyri në debatin publik shqiptar para disa muajsh kur parlamenti grek miratoi kërkesën e EPPOsë për të hequr imunitetin e 13 deputetëve. Kjo ndodhi në kulmin e debatit të nxehtë mbi refuzimin e KM Rama e mazhorancës së tij për të hequr imunitetin e ish zvKM Balluku pas kërkesës së SPAKut. Opozita e solli si shembull sesi lipset të veprohet në raste të tilla. Argumenti ishte se imuniteti nuk mund të të mbrojë nga akuza e masat e ndërmjetme të saj edhe kur veprat penale të dyshuara janë minore si në rastin e deputetëve grekë e jo më kur bëhet fjalë për akte të rënda si ato që njoftoi SPAKu në rastin Balluku.
Por ka edhe një aspekt tjetër ku EPPO dhe rasti grek lipset të hyjnë në debatin shqiptar dhe në atë europian. OLAF (Zyra kundër mashtrimit financiar në BE; bën hetime administrative por jo penale) shqyrtoi për tre vjet përdorimin e fondeve europiane nga Ministria e Bujqësisë e agjencia në vartësi të saj AZhBR. Pas konkludimit se 33 milion euro dyshoheshin të shpërdoruara Komisioni Europian vendosi në v2023 ngrirjen e projekteve aktive dhe pezullimin e programit vijues (IPARD 3) me vlerë 112 euro. Kjo gjendje vazhdon deri sot. Kushtet e vëna nga Brukseli për reformim garantues se abuzimi nuk do të përsëritet nuk janë përmbushur nga qeveria. Hetimi penal si nga prokuroria Tiranë e më pas nga SPAKu nuk ka çuar në të pandehur. Për të agravuar problemin me një ofendim publik KM Rama e emëroi këshilltare të tij për bujqësinë ish drejtuesen titullare të ministrisë e të agjencisë gjatë kohës kur ndodhën abuzimet.
Kjo ngjarje mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë nëse do të hetohej nga EPPO siç tregon rasti në Greqi. Prokurorët tanë, në rastin më të mirë nga mbingarkesa dhe në rastin më të keq nga mosdashja, nuk kanë përfunduar në kohë të arsyeshme një hetim mbi një çështje që është e rëndë në pasoja jo thjesht për volumin financiar por më shumë për raportin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Prandaj në raste të tilla do të ishte avantazh i madh hetimi nga EPPO. Për këtë duhen bërë përshtatjet ligjore nga BE që të mundësojnë shtete ende jo anëtare por në negociata për anëtarësim që të bëhen pjesë e prokurorisë së BE e cila ka në fokus vetëm kriminalitetin lidhur me fondet europiane.
Qasja pothuaj e institucionalizuar në BE e “anëtarësimit gradual” parasheh edhe anëtarësimin në organe të caktuara të BE-së pa qenë ende anëtar me të drejta të plota. Ndihma e EPPO-së në Shqipëri dhe në shtetet e tjera të rajonit është në përputhje me insistimin e Brukselit për shtet ligjor e për luftë korrupsionit.
Kryeminstri i Kosovës Albin Kurti e hodhi këtë ide në v2024 gjatë në një samiti BE/Ballkan në Tivat, Mal i Zi. Më vonë edhe lideri i opozitës në Shqipëri Sali Berisha e ka hedhur këtë ide.
Gjithësesi janë shtetet kandidate që duhet të kërkojnë zyrtarisht të anëtarësohen në EPPO. Në vendin tonë sa të jetë Edi Rama kryeministër kjo nuk ka gjasë të ndodhë; sipas thënies se gjeldeti nuk aprovon festimin e Krishtlindjes/Vitit të Ri. Por do të ishte një përpjekje e kuptimtë e opozitës dhe e shoqërisë që të lobonte me institucionet e me shtetet europiane që të ecej në këtë drejtim. Dhe që avancimi drejt fondeve dhe mbylljes së kapitujve të kushtëzohej edhe me gadishmërinë për anëtarësim ne EPPO. Përmbushja e kesaj përpjekje do të kishte më shumë kuptim e vlerë për një Shqipëri europiane sesa mbyllja provizore dhe formaliste e kaptitujve dhe grupkapitujve që po negociohen aktualisht.
Genc Pollo
President i Paneuropa-Shqipëri
17 korrik 2024
Të fundit
EPPO (Zyra e Prokurorit Publik Europian) në Tiranë si hap kuptimplotë
17 July 2026, 12:09
Banka e Shqipërisë propozon që Guvernatori të ketë imunitet nga arrestimi
17 July 2026, 11:33
Elitat shqiptare: Nga kazani i Enverit tek kryekazanxhiu i neokomunizmit!
17 July 2026, 10:51
Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë
17 July 2026, 10:09
Heshtja që mban erë
17 July 2026, 09:53
Dhunohet fizikisht oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrollet
17 July 2026, 09:33
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
17 July 2026, 08:53
Temperatura deri në 39°C, si pritet moti në vend ditën e sotme
17 July 2026, 08:36
Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes nga Zelensky
17 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 July 2026, 08:02
Pse Vuçiç s’e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?
16 July 2026, 22:46
Nga Napoli në Athinë, netët e nxehta po u kushtojnë banorëve dhjetëra orë gjumë
16 July 2026, 22:30
Dervishi: Patronazhistët janë qenie të pështira
16 July 2026, 22:11
Kosova në garë për fondet e BE-së, raporti dorëzohet në afatin e fundit
16 July 2026, 21:29
Shtatë gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë kur hani në Itali
16 July 2026, 20:24
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi”/ Pankartat pikante nga protesta
16 July 2026, 20:09
Korrupsion gjatë detyrës, arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 3 në Tiranë
16 July 2026, 19:36
Risi historike në Botëror, FIFA i dhuron kampionëve unaza si në NBA dhe NFL
16 July 2026, 18:59
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari
16 July 2026, 18:45
A po përjetojmë retrogradën më të keqe të Mërkurit ndonjëherë?
16 July 2026, 17:01
“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës në Shqipëri
16 July 2026, 16:28
Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen Dorina Hoxha
16 July 2026, 16:02
Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet
16 July 2026, 14:59
Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve
16 July 2026, 14:42
Ndotje mjedisore në Dhërmi/ IKMT pezullon dhe gjobit 5 kompani
16 July 2026, 14:22
Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?
16 July 2026, 14:03
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër
16 July 2026, 13:20
Kur Parlamenti fillon të përfaqësojë burgun
16 July 2026, 12:35
Jared Kushner had better drop out of his Albania project—for his own good
16 July 2026, 12:27
Për këto 4 shenja të zodiakut nis një kapitull i ri në dashuri
16 July 2026, 12:19
Tenderë, IPARD dhe "5D"/SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror
16 July 2026, 11:55
IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
16 July 2026, 11:38
PD denoncon fondet për koncertin e Kanye West, kërkon auditim nga KLSH
16 July 2026, 11:26
Digjet biznesi në qendër të Elbasanit, dyshohet për shkëndijë elektrike
16 July 2026, 11:12
Shqipëria mbyll tre kapituj negociues, por mbetet pas në reformat themelore
16 July 2026, 11:11
Tiranë/ 40-vjeçarja gjendet e mbytur te Liqeni i Thatë
16 July 2026, 10:08
Sot dita më e nxehtë e vitit, ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë
16 July 2026, 09:50
Si të ndihmoni dikë që rrezikon të mbytet
16 July 2026, 09:37
Kapet me arsenal armësh në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër
16 July 2026, 09:14
Messi nuk ndalet, vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
16 July 2026, 08:59
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
16 July 2026, 08:30
PD zgjedh ekipin e ri drejtues, Flamur Noka konfirmohet Sekretar i Përgjithshëm
16 July 2026, 08:10
Përplasen dy automjete në autostradën Lushnjë-Fier, një i plagosur
16 July 2026, 07:51
Ditë përvëluese, temperaturat pritet të arrijnë 39 gradë
16 July 2026, 07:33
Argjentina gjunjëzon Anglinë, siguron finalen me Spanjën
16 July 2026, 07:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 July 2026, 07:01
Sveçla kritikon qeverinë shqiptare: Prisja një reagim më aktiv ndaj Serbisë
15 July 2026, 22:55
Gordon ndez Anglinë, “Tre Luanët” kalojnë në avantazh ndaj Argjentinës
15 July 2026, 22:19
Berisha: PD përmbyll riorganizimin e strukturave, ripërtëritja do të vazhdojë
15 July 2026, 21:39
Beteja e titanëve! Anglia dhe Argjentina luajnë për finalen me Spanjën
15 July 2026, 21:07
Bozdo për procesin zgjedhor në PD: Ripërtëritja nuk mbyllet këtu
15 July 2026, 20:49
Vlorë/ Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në vijat e bardha
15 July 2026, 20:14
Zgjedhja e strukturave drejtuese, voton Berisha
15 July 2026, 19:58
Gara për numrin dy të PD-së, Korreshi përballë Flamur Nokës
15 July 2026, 18:43
“Fytyra e Instagramit” dhe makthi i kirurgjisë plastike
15 July 2026, 18:09