Flash News

E-TJERA

EMRAT/ Dhunuan dhe kanosën me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, shpallen në kërkim tre autorët

EMRAT/ Dhunuan dhe kanosën me thikë oficerin e Policisë në

Policia e Sarandës ka identifikuar tre personat e dyshuar për dhunimin dhe kanosjen me thikë të një oficeri policie, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr. 4 të qytetit.

 
Sipas hetimeve, Andrea Rubati (27 vjeç), Antonio Lefteri (30 vjeç) dhe Engjëll Dalanaj (30 vjeç), të tre me precedentë penalë, dyshohet se sulmuan efektivin Mihal Velço pasi ai u kërkoi të ndalonin manovrat e rrezikshme me motomjetet.

Tre të dyshuarit janë shpallur në kërkim për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja”, ndërsa policia vijon kontrollet për kapjen e tyre.

Të fundit