Flash News

E-TJERA

Ekspertja e njohur rrëfen betejën me ankthin: Më dukej dobësi, sot e shoh si forcë

Ekspertja e njohur rrëfen betejën me ankthin: Më dukej

Denisa Kele, ekspertja e njohur e IT ka folur hapur për një periudhë të vështirë të jetës së saj, duke zbuluar përballjen shumëvjeçare me krizat e panikut dhe rrugëtimin e saj drejt kuptimit të vetes.

Ajo tha se për një kohë të gjatë e kishte parë ankthin si një dobësi, diçka që duhej ta fshihte nga të tjerët.

“Kam pasur një sfidë shumë të gjatë, shumëvjeçare, me krizat e panikut dhe në atë kohë nuk e flisja sepse më dukej një dobësi shumë e madhe”, rrëfeu Kele në 'Pasvon'.

Sipas saj, perceptimi i saj ndryshoi pas shumë vitesh reflektimi.

“Sot pas shumë vitesh mund të them me bindje që kjo është një veçori e njerëzve që janë të fortë. Është një veçori e njerëzve që përballen me emocionin, nuk e anashkalojnë”, tha ajo.

Kela tregoi se ndryshe nga shumë njerëz që përpiqen t’i shmangen dhimbjes, ajo ka zgjedhur ta përjetojë atë.

“Mua më pëlqen t’i dal dhimbjes para dhe dua ta ndjej deri në palcë dhimbjen në një situatë të caktuar. I jap kohë vetes që ta ndjej, që ta përjetoj, që të më dhembë”, tha ajo.

Ajo tregoi se terapia psikologjike ka qenë një pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

“I kam shijuar shumë seancat me psikologen. Ka pasur episode që, po të m’i kishte thënë dikush më parë, do të më dukeshin totalisht të paimagjinueshme”, rrëfeu Kele.

Një nga momentet më të forta, sipas saj, ishte kur gjatë një seance iu rikthye një kujtim nga fëmijëria.

Ajo tregoi se kishte zbuluar një shkrim që kishte bërë kur ishte vetëm 8 vjeçe, në një album fotografish.

“Isha lutur Zotit. ‘Jam shumë e vogël për të mbajtur gjëra kaq të mëdha, të lutem më ndihmo sepse ti e di shumë mirë sa i dua unë të gjithë’”, tregoi Kele.

Sipas saj, ai moment e bëri të reflektonte edhe për marrëdhënien e saj me besimin.

“Thashë, ndoshta ky është një mesazh që unë të filloj të rikuperoj marrëdhënien time me Zotin”, tha ajo.

Denisa Kele shtoi se shkrimi ka qenë një mënyrë tjetër për t’u përballur me veten.

“Kur shkruaj, zbuloj edhe të vërtetat e vetes time që i kuptoj deri në momentin që i shkruaj. Në çdo faqe sjell një pjesë të vetes që nuk e kisha njohur më parë”, u shpreh ajo.

 

Të fundit