Flash News

E-TJERA

Shqipëria në kolonën zanore të “The Odyssey”, regjisori përzgjedh iso-polifoninë labe

Shqipëria në kolonën zanore të “The Odyssey”,

Një nga elementët më të veçantë të kolonës zanore të filmit “The Odyssey “,të regjisorit Christopher Nolan, vjen nga Shqipëria. Tingujt e iso-polifonisë labe dhe instrumenteve tradicionale të barinjve shqiptarë janë përdorur si frymëzim për kolonën zanore të filmit.

Kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, udhëtoi në jug të Shqipërisë për të regjistruar iso-polifoninë shqiptare – një traditë e shpallur nga UNESCO si Trashëgimi Kulturore Jomateriale e Njerëzimit.

“Shkova në jug të Shqipërisë dhe kalova një javë duke regjistruar një stil të lashtë të të kënduarit, të quajtur iso-polifoni, të cilin nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë në një film”, është shprehur kompozitori në një rrëfim të publikuar nga “New York Magazine”.

Përveç iso-polifonisë shqiptare, kompozitori regjistroi edhe instrumente tradicionale të përdorura prej shekujsh nga barinjtë në zonat jugore të vendit.

Të fundit