Flash News

E-TJERA

Julinda Emiri rrëfen betejën me depresionin dhe dashurinë për aktrimin: Skena më shpëtoi

Julinda Emiri rrëfen betejën me depresionin dhe dashurinë

E ftuar në emisionin “ELEVATE”, aktorja dhe Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julinda Emiri, ka ndarë një anë më personale të jetës së saj, duke folur për periudhat e vështira, rrugëtimin në art dhe përballjen me sfidat personale.

Gjatë intervistës, Emiri rrëfeu se ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale, të cilën e mbajti të fshehur edhe nga njerëzit më të afërt. Ajo e përshkroi atë fazë si një kohë izolimi dhe lodhjeje psikologjike, ku vetmia ndikoi ndjeshëm në gjendjen e saj.

Aktorja tregoi se pikërisht aktrimi u kthye në një pikë mbështetjeje për të, duke e përshkruar skenën si një hapësirë ku arrin të shkëputet nga realiteti dhe të lidhet me emocionet e personazheve.

“Kur futem në një rol përjetoj një gjendje tjetër, një lloj transi. Është një ndjesi shumë e fortë që më bëri të kuptoj se ky ishte rrugëtimi im”, u shpreh ajo.

Emiri foli gjithashtu për vështirësitë e jetës si aktore, pasigurinë e profesionit dhe periudhat kur tregu i artit nuk ofron mundësi të njëjta për të gjithë. Megjithatë, ajo theksoi se pavarësisht sfidave, nuk do ta zëvendësonte aktrimin me asnjë profesion tjetër.

Në këtë intervistë, Julinda Emiri shfaqet përtej figurës publike, duke rrëfyer një histori personale për përballjen me veten, forcën për të kaluar momentet e vështira dhe lidhjen e saj të fortë me skenën.

 

 

Të fundit