Flash News

E-TJERA

Marjana Koçeku i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve është frymëzuese

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur publikisht si “Neomalsorja”, ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës qytetare para Kryeministrisë, e cila po zhvillohet për të 49-ën ditë radhazi.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku bëri të ditur se është nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në tubim, duke vlerësuar qëndresën e protestuesve.

“Do t’i bashkohem protestës e cila sot është në ditën e 49 të saj. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve dhe rinisë që kanë patur gjatë këtyre ditëve në rrugët e vendit dhe siç duket nuk ka asnjë shenjë që të ndalet”, thekson ajo.

Të fundit