E-TJERA

Zhdukja e 700 mijë € nga Posta Shqiptare në Durrës, “arrest me burg” për ish-drejtoreshën

Zhdukja e 700 mijë € nga Posta Shqiptare në Durrës,

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare të Durrësit, të akuzuara për shpërdorim detyre dhe vjedhje të parave të pensioneve.

Gjykata ka vendosur “Arrest me burg” për ish-drejtoreshën e Postës, Elisabeta Mataj, “Arrest në shtëpi” për Valbona Duni si dhe “Arrest në shtëpi” për Paola Danaj.

Elisabeta Mataj, e cila u shkarkua pak ditë më parë nga posti i drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, shefja e financës Valbona Doni dhe arkëtarja Paola Dana u arrestuan nga policia pas denoncimit dhe hetimeve që nisën për abuzim me miliona lekë me fondet e institucionit.

Nga hetimet dyshohet se, gjatë muajve prill dhe maj 2026, këto shtetase kanë përvetësuar shumën 69 milionë lekë të rinj, e cila ishte planifikuar të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare Durrës, për degët Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave.

Të fundit