E-TJERA

Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina

Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina

Një aksident me dy të plagosur është regjistruar në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Plloçës.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me forcë me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur drejtuesin e njërit prej mjeteve dhe një fëmijë që udhëtonte me të.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit