Ditari i Opozitës

Himçi: Përroi i Zaranikës i harruar nga pushteti, banorët jetojnë si në mesjetë

Himçi: Përroi i Zaranikës i harruar nga pushteti, banorët

 

Deputeti i PD-së në qarkun e Elbasanit Blendi Himçi ka denoncuar harresën shtetërorë të përroit të Zaranikës. 
Sipas tij, banorët jetojnë mes erës së rëndë, ndotjes dhe kushteve që të kujtojnë mesjetën, dhe ky është realiteti përtej propagandës së përditshme qeveritare.

*Denoncimi i deputetit të PD, Blendi Himçi:*

Përroi i Zaranikës, dëshmi e harresës urbane.
Ky përrua, që kalon mes lagjes 28 Nëntori, është kthyer në një kanal të hapur plehrash dhe ujërash të zeza. 
Çdo ditë banorët jetojnë mes erës së rëndë, ndotjes dhe kushteve që të kujtojnë mesjetën. 
Pa ndriçim rrugor, pa rrugë të shtruara, pa asnjë kujdes nga pushteti lokal.
Përtej fasadës dhe propagandës, ky është realiteti i hidhur: banorë të lënë në harresë, që jetojnë mes baltës dhe plehrave, ndërsa pushteti lokal shfaqet vetëm në reklama e fjalime boshe.
Ky është portreti i një pushteti që nuk sheh qytetarin, nuk dëgjon hallet e tij dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi.
Banorët e lagjes 28 Nëntori nuk kërkojnë luks, por kushte minimale për të jetuar me dinjitet.

 

Të fundit