Ditari i Opozitës

Zgjedhja e ekipit të ri drejtues, Berisha: PD ka kaluar procesin më të thellë të ripërtëritjes që nga themelimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë një komunikimi live me qytetarët në Facebook se PD ka përmbyllur procesin e riorganizimit të forumeve të saj, të cilin e cilësoi si “procesin më të thellë të ripërtëritjes” që nga themelimi i partisë.

Berisha tha se dy të tretat e Kryesisë së Partisë Demokratike janë anëtarë të zgjedhur për herë të parë, ndërsa tre nënkryetarë dhe 11 nga 14 sekretarët janë emra të rinj në drejtimin e partisë.

“Kjo është ripërtëritja më e thellë e PD pas themelimit të saj. Nuk kanë ndryshuar vetëm statistikat, por janë afruar njerëz me vlera dhe potencial për të udhëhequr partinë”, u shpreh Berisha.

Një tjetër element që Berisha veçoi ishte institucionalizimi i rolit të diasporës në strukturat e PD-së.

“Për herë të parë u institucionalizua roli dhe vendi i diasporës. Është zgjedhur një nënkryetare e partisë dhe një sekretar për diasporën. Do të ndërmarrim hapa të tjerë për të rritur rolin e saj në jetën politike të PD dhe të Shqipërisë”, deklaroi ai.

Të fundit