Flash News

SPORT

"Jeta të surprizon", Messi flet për foton ikonike me Lamine Yamal

Një fotografi e realizuar 19 vite më parë është rikthyer në qendër të vëmendjes në prag të finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës.

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga FIFA në "Fan Fest", Lionel Messi u pyet për imazhin tashmë ikonik, ku ai mban në krahë një foshnjë, e cila sot është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, Lamine Yamal.

Fotoja ishte realizuar për një kalendar bamirësie, shumë vite përpara se Yamal të niste karrierën e tij, ndërsa sot të dy do të përballen si rivalë në finalen e Kupës së Botës.

"Është diçka e pabesueshme. Jeta të surprizon. Kam bërë një foto me të kur ishte vetëm një foshnjë dhe tani do të luajmë kundër njëri-tjetrit në finalen e Botërorit. Ai është një nga më të mirët në botë në këtë moment. I uroj shumë suksese, sepse suksesi i tij është edhe suksesi i Barcelonës. Megjithatë, ne do të bëjmë maksimumin që të mos jetë në ditën e tij më të mirë, edhe pse është shumë e vështirë", tha Messi.

Kapiteni i Argjentinës nuk kurseu as elozhet për talentin spanjoll, duke e cilësuar Yamalin një futbollist të jashtëzakonshëm.

"Lamine është një futbollist i jashtëzakonshëm. E kam ndjekur nga afër, sepse luan te një klub që e dua shumë dhe të cilit gjithmonë i uroj sukses. Edhe pse është vetëm 19 vjeç, ai tashmë është një nga lojtarët më të rëndësishëm në futbollin botëror. Ka gjithë karrierën përpara dhe mundësinë për të shkruar histori. Ne do të përpiqemi që kjo të mos ndodhë këtë herë", u shpreh ai me buzëqeshje.

Të fundit