Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbledh nesër Grupin Parlamentar para seancës parlamentare, a do të rikthen në Kuvend?

selia-e-pd-1-1.jpg

Partia Demokratike ka thirrur mbledhjen e Grupit Parlamentar vetëm një orë përpara zhvillimit të seancës plenare të së hënës, duke shtuar pritshmëritë se opozita mund t'i japë fund bojkotit të Kuvendit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, njoftoi se deputetët do të mblidhen më 20 korrik, në orën 11:00, në selinë e partisë.

Vetëm një orë më vonë, në orën 12:00, është planifikuar të nisë seanca plenare.

"Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë", ka njoftuar Bardhi.

Partia Demokratike mungoi në dy seancat e fundit parlamentare, ndërsa mbledhja e së hënës pritet të përcaktojë qëndrimin e saj për vijimin e aksionit opozitar në Kuvend.

Të fundit