Flash News

E-TJERA

Gjesti simbolik në protestë, medalje prej letre për qytetarët: Jeni një forcë e pamposhtur!

auto_WhatsApp_Image_2026-07-19_at_19.49.231784483372.jpeg

Në ditën e 50-të të protestës , një prej pjesëmarrësve përcolli një mesazh simbolik për protestuesit, duke u dhuruar medalje prej letre si shenjë vlerësimi për qëndresën e tyre. Sipas tij, sakrifica dhe këmbëngulja e qytetarëve gjatë javëve të fundit do të meritonin "medalje diamanti".

Aktivisti tha se protestuesit kanë përballuar presione, sulme dhe tentativa për përçarje, por kanë vijuar të qëndrojnë të bashkuar. Ai e cilësoi protestën si një nga më jetëgjatat dhe u bëri thirrje qytetarëve të tjerë t'i bashkohen mobilizimit.

“Nuk ka metal të çmuar që të përfaqësojë prestigjin tuaj. Ju meritoni medalje diamanti, sepse treguat se shqiptarët e bashkuar janë një forcë e pamposhtur. Sot po shkruajmë histori me një nga protestat më të gjata”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, protestuesi theksoi se, pavarësisht fyerjeve dhe presioneve të përjetuara gjatë 50 ditëve të fundit, pjesëmarrësit nuk kanë ndërmend të tërhiqen.

“Për 50 ditë kemi duruar urrejtje, baltëhedhje dhe ofendime, por nuk u dorëzuam. Nuk do të ndalemi as pas 150 apo 1 550 ditësh. Janë përpjekur të na përçajnë, por ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë. Mesazhi për ata që nuk janë në shesh është i thjeshtë: ejani në protestë”, deklaroi ai.

 

Të fundit