E-TJERA

Makina bie në kanal në Durrës, banorët: Mungesa e sinjalistikës po rrezikon shoferët

Makina bie në kanal në Durrës, banorët: Mungesa e

Një automjet ka përfunduar në kanalin e ujërave të zeza në Lagjen 16 të Durrësit, në një zonë ku banorët prej kohësh denoncojnë mungesën e sinjalistikës rrugore.

Sipas tyre, drejtuesit e mjeteve hasin vështirësi për të identifikuar daljen nga autostrada, pasi mungojnë tabelat orientuese dhe shenjat paralajmëruese. Si pasojë, raste të tilla janë bërë të përsëritura.

Pavarësisht incidentit, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar vetëm dëme materiale.

Banorët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë me vendosjen e sinjalistikës së nevojshme, duke theksuar se neglizhenca mund të sjellë aksidente edhe më të rënda në të ardhmen.

Të fundit