Ditari i Opozitës

Pas raportit të KE-së, Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë arrestimin e Ballukut

Pas raportit të KE-së, Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që SPAK t’i drejtohet pa vonesë Kuvendit me një tjetër kërkesë për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut..

Në një tjetër reagim në lidhje me raportin e KE mbi shtetin ligjor, Bardhi citon pjesë nga dokumenti në të cilin ngrihet shqetësimi për mbrojtjen që iu bë ish zëvendës kryeministres nga maxhoranca socialiste, e cila me votat e saj, refuzoi t’ia dorëzonte drejtësisë.

Bardhi thekson se SPAK duhet të adresojë shqetësimin e ngritur nga Brukseli dhe të veprojë menjëherë me një tjetër kërkesë në Kuvend.

Reagimi i plotë i Bardhit: 
Komisioni Europian, në raportin e publikuar dje, shprehet qartë se: “Refuzimi nga Parlamenti për të hequr imunitetin e një deputetjeje të Parlamentit ka ngritur shqetësime në lidhje me parimet e kontrollit dhe balancimit dhe të barazisë para ligjit. Në mars të vitit 2026, Parlamenti rrëzoi një kërkesë nga SPAK për të hequr imunitetin e një deputeteje të Parlamentit për akuzat për shkelje të barazisë në tendera. Ky refuzim ngriti shqetësime në lidhje me parimet e kontrollit dhe balancimit dhe të barazisë para ligjit.”

Por, ndërsa Komisioni Europian shpreh shqetësim për moslejimin e arrestimit, duke nënvizuar cenimin e parimit të barazisë para ligjit, të vetmit që nuk shfaqin shqetësim janë prokurorët e SPAK-ut, të cilët po bëhen pjesë e çimentimit të pandëshkueshmërisë në këtë rast.

SPAK-u, prej disa javësh, po zbaton dy standarde për Belinda Ballukun. Edhe pse vetë SPAK-u ka bërë publike se pozita e saj penale është rënduar me dyshimet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, nuk po zbaton standardin që vetë deklaroi gjashtë muaj më parë, sipas të cilit, kur rëndohet pozita penale, rëndohet edhe masa e sigurimit.

SPAK-u ka vetëm një rrugë për të mos u bërë pjesë e pandëshkueshmërisë që denoncon Brukseli në çështjen Balluku: të zbatojë ligjin, të aplikojë standardin që vetë ka vendosur gjashtë muaj më parë, t’i drejtohet pa vonesë Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Të fundit