Flash News
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, motori i braktisur mund të çojë te identifikimi i autorëve
Paratë e Postës Shqiptare në kazino/ Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën. Mataj: Jam qytetare e lirë
Raporti i KE për Shqipërinë, Berisha: Damkosi Ramën, Balluku është bërë çështje e BE-së
Zgjedhja e ekipit të ri drejtues, Berisha: PD ka kaluar procesin më të thellë të ripërtëritjes që nga themelimi
Konflikti për aeroportin e Vlorës, testi i radhës për klimën e biznesit në Shqipëri
U arrestua për vjedhjen e 700 mijë € në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës: U përplasa me Valbona Dunin...
Është zbardhur dëshmia e ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, e arrestuar në kuadër të hetimeve për zhdukjen e rreth 700 mijë eurove nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës.
Në dëshminë e saj, Mataj mohon çdo përfshirje në skandalin financiar dhe pretendon se, sapo mori detyrën në fund të vitit 2025, konstatoi parregullsi në sektorin e financës. Ajo deklaron se nxori urdhra të brendshëm për forcimin e kontrollit mbi arkën dhe lëvizjen e parave, ndërsa kërkoi edhe auditim nga strukturat qendrore të Postës Shqiptare. Sipas saj, masat u kundërshtuan nga shefja e financës, Valbona Duni, e cila, ndër të tjera, transportonte para nga banka me automjet personal, pa shoqërues dhe pa mjet të blinduar, në kundërshtim me rregulloren.
Mataj thotë se pas auditimit propozoi masa disiplinore dhe lëvizje për disa punonjës, ndërsa për Valbona Dunin nuk kërkoi largimin, pasi nuk dëshironte ta linte filialin pa drejtues të financës. Ajo shton se pas dorëheqjes së Dunit, për shkak të dyshimeve mbi mënyrën e dorëzimit të detyrës, kërkoi nga drejtuesit e Postës Shqiptare një ekspert për marrjen në dorëzim të financës.
Sipas dëshmisë, vetëm pas kontrollit të kryer nga grupi i ardhur nga Tirana, më 9 korrik 2026, ajo u vu në dijeni për mungesën e rreth 69 milionë lekëve, ndërsa mohon kategorikisht pretendimet se ka tërhequr vetë këto shuma nga arka e filialit. Ajo thekson se kishte kërkuar zyrtarisht informacion për shkeljet e konstatuara, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga strukturat qendrore të Postës Shqiptare.
Dëshmia e plotë e drejtoreshës Elisabeta Mataj:
"...Prej muajit Nëntor 2025 deri në datë 14.07.2026 unë kam qenë drejtoreshë e filialit të Postës Durrës. Pasi kam marrë detyrën si drejtoreshë e këtij filiali, rreth fundit të muajit Tetor 2025, kam ndjekur dinamikën e punës dhe ka qenë hera e parë që punoja pranë këtij institucioni.
Në datë 26.02.2026 kam bërë një urdhër të brendshëm dhe kam urdhëruar që faturat, pasi të printohen dhe dalin nga ana e arkëtares, do të riciklohen nga Specialisti i Cilësisë dhe Standardeve, si dhe çdo hyrje e dalje e vlerave monetare do të monitorohet nga specialisti i sigurisë. Hyrjet në arkën e filialit dhe dhomën e sigurisë do të bëhen vetëm nga personat e autorizuar.
Shefja e financës, Valbona Duni, pasi ka parë këtë urdhër, ka debatuar me shefin e sigurisë, Minur Kodra, dhe i ka thënë se nuk ke të drejtë të kontrollosh faturat dhe të jesh prezent. Më parë shtetasja Valbona Duni ka debatuar me mua dhe më ka thënë: "Shefe finance jam unë dhe nuk e ke idenë se si punohet."
Pas debateve, në muajin Shkurt, në datë 02.03.2026 kam bërë një urdhër të brendshëm, ku në ambientet e arkës nuk duhet të hyjnë persona të paautorizuar nga titullari i institucionit.
Në datë 03.03.2026 jam paraqitur në Zyrën Qendrore Tiranë dhe kam kontaktuar me Administratorin, duke ngritur shqetësimin pasi diçka nuk shkonte te financa e Postës Durrës dhe i kam kërkuar grup kontrolli.
Pasi ka ardhur kontrolli, menjëherë po atë ditë, në datë 05.03.2026, unë i kam dërguar me e-mail, nga posta ime, shtetases Jerina Shkreli, pjesë e grupit të kontrollit të arkës, ku i kam thënë se: ‘Nga verifikimet që kam bërë, na rezulton se shtetaset Paola Dana dhe Valbona Duni nuk respektojnë rregulloret e institucionit. Shtetasja Valbona Duni bën tërheqjen e lekëve pranë BKT Bank pa mjet të blinduar dhe pa shoqërues, duke mos respektuar rregulloren e transfertave monetare, duke i marrë lekët me makinë personale.’
Në datë 10.03.2026, me nr. prot. 170/6 Prot., ka ardhur relacioni nga Drejtoria e Tiranës me rekomandimet përkatëse dhe ato janë përshkruar me hollësi aty. Këtë relacion e kam cikluar pasi ma ka sjellë shefja e Burimeve Njerëzore Durrës, e cila e ka për detyrë të njohë Valbonën dhe Paolën, si dhe personelin e përmendur në të, dhe të marrin detyrimet që janë në të.
Kompetenca për lëvizje të administratës është kompetencë e Administratorit të Postës Shqiptare dhe lëvizjet, në bazë të rregullores dhe ligjit, duhet t'i bënte Administratori.
Në bazë të këtij relacioni që më paraqitën mua, unë i jam përgjigjur relacionit me shkresat nr. 114/1 dhe 114/2 prot., datë 12.03.2026 dhe 13.03.2026, dhe i kam propozuar për masë disiplinore për shkeljet e punonjësve të përshkruara në relacion shtetasen Paola Dana dhe shtetasen Luljeta Zela, si dhe propozim për lëvizje dhe ndryshim vendi pune, kurse për shtetasen Valbona Duni nuk i kam propozuar lëvizje, pasi ishte me leje jashtë shtetit dhe nuk e lija filialin pa financë.
Më pas më ka ardhur një përgjigje me shkresë nr. 589/1 prot., datë 03.04.2026, ku thuhet se nuk i jam përmbajtur relacionit të grupit të punës mbi kontrollin e kryer në filialin e Durrës-Shijak mbi propozimet e nisura nga Tirana për lëvizjen e punonjësve të mësipërm.
Në datë 23.06.2026 i kam nisur propozimet përsëri për lëvizjen e Paola Danës, pasi Luljeta kishte dhënë dorëheqjen pasi iku auditi, ndërsa për Valbona Dunin jemi në pritje të rekrutimit të elementeve të rinj, pasi ishte problem lënia e vendit bosh, për të cilën nuk më kanë kthyer përgjigje akoma edhe sot.
Në datë 03.07.2026 shefja e financës, Valbona Duni, ka dhënë dorëheqjen me motivacion: "Për arsye shëndetësore jap dorëheqje", për të cilën nuk kam dijeni dhe nuk jam njoftuar nga Burimet Njerëzore. Shpresa, mbiemrin nuk ia kujtoj, pasi unë atë ditë kam qenë me dhimbje koke dhe kam shkuar me vonesë në punë, dhe Valbona e kishte dhënë dorëheqjen.
Kjo datë përkon me të njëjtën ditë që është mbyllur relacioni i auditit në Tiranë.
Ndërkohë që shefja e financës, Valbona, ka kërkuar verbalisht që, si llogaritare e parë, të propozoja një punonjëse të sportelit, Alba Biçak. Kjo gjë ka ndodhur para se të japë dorëheqjen.
Unë ia kam nisur propozimin Tiranës për këtë shtetase dhe, pasi u sigurua që u nis propozimi i saj, shefja e financës ka dhënë dorëheqjen. Si datë nuk e kam fiksuar, por në fillim të muajit Korrik më ka sjellë faturat e muajit Maj, Edlira Perfundi 2026, të mandateve të tërheqjes së lekëve nga arka, të cilat filloi që t'i firmosë dhe i ndërpreva në momentin që kam marrë vesh që shefja e financës kishte dhënë dorëheqjen.
Pasi kam thirrur Valbonën, e kam pyetur përse po ikësh. Ajo më ka thënë se kishte probleme shëndetësore dhe më propozoi një punonjëse tjetër me emrin Rezi ta vendosim në vendin e saj, duke e asistuar kjo si fillim. Këtë bisedë e kemi bërë te zyra e shefes së Burimeve Njerëzore me emrin Shpresa.
Në këtë moment më kanë lindur dyshime pse do iknin të gjitha këto pas auditit dhe kam telefonuar shtetasen e cila është Këshilltare e Administratorit të Postës Shqiptare dhe shefe e komanduar e Drejtorisë Ekonomike dhe i kam thënë se si funksionon dorëzimi dhe marrja në dorëzim e punës së financës kur ka dhënë llogaritarja e parë dorëheqjen dhe ndërkohë jep dhe shefja e financës, dhe i thashë kush do ta marrë në dorëzim punën e financës.
Shtetasja Edlira Perfundi më ka thënë që punën e financës e merr drejtuesi i institucionit, që isha unë. Unë i kam thënë se nuk jam ekonomiste dhe doja një ekspert për marrjen e financës në dorëzim nga Tirana.
Pas këtij kontakti, në datë 09.07.2026 ka ardhur kontrolli i punës nga qendra dhe më ka marrë në telefon Edlira dhe më ka thënë se ishte te institucioni i postës për kontroll. Unë isha në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku jam dhe anëtare, por ju vazhdoni deri sa të vij unë, i kam thënë në telefon.
Unë kam shkuar rreth drekës në punë, u takova me grupin e punës së kontrollit dhe pas përfundimit të kontrollit më kanë ardhur në zyrë dhe më thanë: "Kemi konstatuar shkelje, që mungojnë një sasi lekësh në vlerën 69 milionë", sipas procesverbalit të mbajtur nga ana e tyre.
Unë i kam thënë se nuk kam dijeni për lekët, pasi është përgjegjësi e financës dhe nuk kam pasur asnjëherë ankesa nga zyrat apo degët për mungesë fondesh.
Në procesverbalin e mbajtur prej tyre, ndër të tjera, është shënuar se për diferencën e munguar të 69 milionë lekëve janë pyetur shtetaset Valbona Duni dhe Paola Dana se nga kush janë tërhequr këto vlera të munguara dhe pretendimi i tyre është se janë tërhequr rregullisht sipas datave nga drejtoresha e filialit Durrës, zonja Elisabeta Mataj, dhe ky fakt nuk është pranuar prej saj.
Pasi janë larguar punonjësit e kontrollit, unë kam thirrur në zyrë punonjësen Paola Dana dhe i kam thënë se: "E ke lexuar procesverbalin?" dhe ajo më ka thënë se nuk e kishte lexuar, por e ka firmosur se ka menduar për gjendjen e arkës.
Më tha se po bënte një deklaratë me shkrim se me drejtoreshën kishte pasur marrëdhënie korrekte dhe nuk i kishte kërkuar marrjen e lekëve nga arka për zyrat e tjera, pasi çdo gjë ishte menaxhuar dhe kontrolluar nga shefja e financës.
Unë nuk e mbaj mend pse shefi i sigurisë me emrin Mynyr më ka ardhur në zyrë, ku kemi diskutuar për problemet e punës dhe më tha: ‘Po plotësoj dhe unë një deklaratë që unë nuk të kam parë ty me vlera monetare.’
Më pas, unë të nesërmen, në datë 10.07.2026, i kam dërguar një email degës Tiranë, Edlira Perfundi dhe Eljen Xhafës, ku i kam thënë se nga kontrolli i bërë në datë 04.07.2026, nëse rezultojnë shkelje financiare, të më njoftojnë në mënyrë që unë, si drejtuese e filialit Durrës, t'i drejtohem organeve të drejtësisë dhe ata nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje.
Të fundit
Spanja përballet me javën më të nxehtë të verës, priten temperatura deri në 45°C
18 July 2026, 20:05
Qesh mirë kush qesh i fundit, zonja ministre
18 July 2026, 19:40
Hyri për t’u larë në det, humb jetën një i moshuar në Durrës
18 July 2026, 19:23
Sa para janë në lojë në finalen e Kupës së Botës 2026?
18 July 2026, 16:20
Himçi: Përroi i Zaranikës i harruar nga pushteti, banorët jetojnë si në mesjetë
18 July 2026, 15:23
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina
18 July 2026, 15:04
Berisha: Jam pro listave të hapura dhe zgjedhjes së Presidentit nga populli
18 July 2026, 14:54
Shkencëtarët zbulojnë atmosferë rreth një planeti të ngjashëm me Tokën
18 July 2026, 14:21
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme me raketa e drone
18 July 2026, 12:10
Epidemia e heshtur: Një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
18 July 2026, 11:05
Leku forcohet e nuk ka frikë, se çunat jashtë merren me botanikë!
18 July 2026, 10:42
"Jeta të surprizon", Messi flet për foton ikonike me Lamine Yamal
18 July 2026, 09:35
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
18 July 2026, 09:05
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
18 July 2026, 08:49
E rëndë në Korçë, njerku plagos me thikë në kokë 18-vjeçarin
18 July 2026, 08:40
Temperatura deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
18 July 2026, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
18 July 2026, 07:59
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
17 July 2026, 21:48
Ndahet nga jeta ‘Zonja e pëllumbave’ në filmin ‘Home Alone’
17 July 2026, 20:41
Leku, kampion bote, po a e ka parë kush VAR-in?
17 July 2026, 18:24
Tërmeti 7.4 ballë godet Meksikën, alarm për cunami
17 July 2026, 18:14
Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së, shkelje dhe 968 milionë lekë dëm
17 July 2026, 16:23
Pse i duhej Edi Ramës edhe një herë trupi i pajetë i Martin Canit
17 July 2026, 15:23
Fundjavë përvëluese, temperaturat deri në 41 gradë të dielën
17 July 2026, 15:08
Ronaldo : Cristiano mund të luajë në Arabi, por Botërori është tjetër nivel
17 July 2026, 14:16
Cili klub ka më shumë lojtarë në finalen e Botërorit?
17 July 2026, 13:54
Çmimet janë rritur me 3.2% në qershor, efekti kryesor nga ushqimet dhe argëtimi
17 July 2026, 13:32
Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, nën drejtimin e Ramës nuk prodhon më asgjë!
17 July 2026, 13:12
EPPO (Zyra e Prokurorit Publik Europian) në Tiranë si hap kuptimplotë
17 July 2026, 12:09
Banka e Shqipërisë propozon që Guvernatori të ketë imunitet nga arrestimi
17 July 2026, 11:33
Elitat shqiptare: Nga kazani i Enverit tek kryekazanxhiu i neokomunizmit!
17 July 2026, 10:51
Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë
17 July 2026, 10:09
Heshtja që mban erë
17 July 2026, 09:53
Dhunohet fizikisht oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrollet
17 July 2026, 09:33
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
17 July 2026, 08:53
Temperatura deri në 39°C, si pritet moti në vend ditën e sotme
17 July 2026, 08:36
Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes nga Zelensky
17 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 July 2026, 08:02
Pse Vuçiç s’e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?
16 July 2026, 22:46
Nga Napoli në Athinë, netët e nxehta po u kushtojnë banorëve dhjetëra orë gjumë
16 July 2026, 22:30
Dervishi: Patronazhistët janë qenie të pështira
16 July 2026, 22:11
Kosova në garë për fondet e BE-së, raporti dorëzohet në afatin e fundit
16 July 2026, 21:29
Shtatë gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë kur hani në Itali
16 July 2026, 20:24
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi”/ Pankartat pikante nga protesta
16 July 2026, 20:09
Korrupsion gjatë detyrës, arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 3 në Tiranë
16 July 2026, 19:36
Risi historike në Botëror, FIFA i dhuron kampionëve unaza si në NBA dhe NFL
16 July 2026, 18:59
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari
16 July 2026, 18:45