Flash News
Atentati në Sarandë/ Thimjo Rubati u qëllua me 3 plumba, ja si paraqitet gjendja shëndetësore
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, motori i braktisur mund të çojë te identifikimi i autorëve
Paratë e Postës Shqiptare në kazino/ Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën. Mataj: Jam qytetare e lirë
Raporti i KE për Shqipërinë, Berisha: Damkosi Ramën, Balluku është bërë çështje e BE-së
Zgjedhja e ekipit të ri drejtues, Berisha: PD ka kaluar procesin më të thellë të ripërtëritjes që nga themelimi
Nga Lutfi Dervishi
Zonja ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit më paska përmendur sot dhe ka shtuar se ka qeshur shumë.
Mirë ka bërë. E qeshura është shëndet, sidomos kur pyetjet janë të thjeshta. Më mirë të qeshim se të qajmë.
Por aritmetika juaj e nderuar ministre, x + x + x = 3x, nuk i jep përgjigje pyetjes se pse leku është mbiçmuar në këto përmasa, ndërkohë që eksportet, prodhimi dhe fuqia blerëse nuk po shfaqin të njëjtin muskul.
Prandaj pyetja ime mbetet fare e thjeshtë, mund ta quash edhe naive: a shpjegohet mbiçmimi shumëvjeçar i lekut vetëm me turizmin, remitancat dhe investimet e huaja, apo në treg qarkullojnë edhe euro që statistikat zyrtare nuk i kapin dot?
Nuk mbaj mend kush e ka thënë, por më ka mbetur si një nga përkufizimet më të bukura të ekonomisë: ‘përtej ndërlikimit të shifrave, kalkulimeve, doktrinave dhe modeleve, ekonomia është shkenca më e thjeshtë dhe më praktike. Ajo matet në tryezën e punëtorit dhe të pensionistit’.
Makina llogaritëse është shumë e saktë në mbledhje, por ja që nuk është makinë larëse dhe, mbi të gjitha, nuk ta shpjegon dot vetë zhytjen e euros.
Kam edhe disa pyetje serioze për ju zonja ministre, kësaj radhe jo për humor.
Sa kompani de jure të huaja, të regjistruara dhe të raportuara si kapital apo investim i huaj direkt, kanë pronarë de facto shqiptarë, kapital shqiptar dhe investim shqiptar?
A mjafton që një kompani të regjistrohet në Ishujt Kajman, Qipro, Holandë, Maltë apo Delaware që t’i ndryshojë automatikisht flamuri pronarit, kapitalit dhe investimit?
Sa kompani që operojnë në hidrokarbure dhe naftë, në koncesione e PPP, në tregtinë farmaceutike, ndërtim, infrastrukturë, investime strategjike dhe resorte janë në të vërtetë kompani ‘postbox’, pra kanë vetëm një adresë jashtë, por pronësinë, kapitalin dhe kontrollin real e kanë në Shqipëri?
Sa prej këtyre parave që statistikat i regjistrojnë si investim të huaj janë, në fakt, kapital shqiptar që ka bërë një xhiro turistike nëpër parajsa fiskale dhe është kthyer në atdhe me pasaportë të huaj?
Këtu nuk mjafton aritmetika, duhen edhe pak njohuri nga kimia. Ndonjë i paditur, si unë, mund të kërkojë edhe transparencë mbi pronarin përfitues, burimin e kapitalit dhe origjinën reale të investimit.
Përgjigjja juaj mund të jetë serioze ose edhe me humor. Mjafton të jetë me shifra.
Siç, është bërë e qartë publikisht, unë nuk jam ekspert ekonomie. Por si njeri i lirë, kam të drejtën të mos jem dakord me ju, kur më 25 mars 2022 deklaronit se ‘një shqiptari i mjaftojnë 140 euro në muaj për të mos u konsideruar i varfër.’
Atëherë ato 140 euro ishin 16 867 lekë. Sot, me lekun ‘super të fortë’, janë rreth 13 100 lekë.
Nuk di a e kuptoni që vetëm ky shembull mjafton që ‘kori i zeqineve’ të duket si Akademi Shkencash?
Meqë se fundmi është hapur debati për leximin dhe diturinë, për këto pushime verore do t’u sugjeroja një lexim më pak çlodhës, por ndoshta më të dobishëm: të dhënat e SPAK-ut dhe disa dosje hetimore për milionat cash të trafikut të drogës, faturat fiktive, bizneset e përdorura për pastrim parash dhe investimet në resorte e ndërtime.
Nëse nuk i keni, mund t’ua ofroj, sigurisht falas, që të mos humbasësh kohë duke i kërkuar te ‘fletë-rrufetë’.
Pastaj, në vjeshtë, mund të rikthehemi te debati, për këtë ose për çdo temë tjetër, dhe të qeshim sërish.
Sepse, siç thotë fjala e vjetër, qesh mirë kush qesh i fundit.
Kaq për sot, për të.
Të fundit
Dy shenja të zodiakut që gjejnë gjithmonë një arsye për t'u grindur
18 July 2026, 21:12
Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Edi Ramës
18 July 2026, 20:51
Spanja përballet me javën më të nxehtë të verës, priten temperatura deri në 45°C
18 July 2026, 20:05
Qesh mirë kush qesh i fundit, zonja ministre
18 July 2026, 19:40
Hyri për t’u larë në det, humb jetën një i moshuar në Durrës
18 July 2026, 19:23
Sa para janë në lojë në finalen e Kupës së Botës 2026?
18 July 2026, 16:20
Himçi: Përroi i Zaranikës i harruar nga pushteti, banorët jetojnë si në mesjetë
18 July 2026, 15:23
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina
18 July 2026, 15:04
Berisha: Jam pro listave të hapura dhe zgjedhjes së Presidentit nga populli
18 July 2026, 14:54
Shkencëtarët zbulojnë atmosferë rreth një planeti të ngjashëm me Tokën
18 July 2026, 14:21
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme me raketa e drone
18 July 2026, 12:10
Epidemia e heshtur: Një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
18 July 2026, 11:05
Leku forcohet e nuk ka frikë, se çunat jashtë merren me botanikë!
18 July 2026, 10:42
"Jeta të surprizon", Messi flet për foton ikonike me Lamine Yamal
18 July 2026, 09:35
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
18 July 2026, 09:05
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
18 July 2026, 08:49
E rëndë në Korçë, njerku plagos me thikë në kokë 18-vjeçarin
18 July 2026, 08:40
Temperatura deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
18 July 2026, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
18 July 2026, 07:59
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
17 July 2026, 21:48
Ndahet nga jeta ‘Zonja e pëllumbave’ në filmin ‘Home Alone’
17 July 2026, 20:41
Leku, kampion bote, po a e ka parë kush VAR-in?
17 July 2026, 18:24
Tërmeti 7.4 ballë godet Meksikën, alarm për cunami
17 July 2026, 18:14
Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së, shkelje dhe 968 milionë lekë dëm
17 July 2026, 16:23
Pse i duhej Edi Ramës edhe një herë trupi i pajetë i Martin Canit
17 July 2026, 15:23
Fundjavë përvëluese, temperaturat deri në 41 gradë të dielën
17 July 2026, 15:08
Ronaldo : Cristiano mund të luajë në Arabi, por Botërori është tjetër nivel
17 July 2026, 14:16
Cili klub ka më shumë lojtarë në finalen e Botërorit?
17 July 2026, 13:54
Çmimet janë rritur me 3.2% në qershor, efekti kryesor nga ushqimet dhe argëtimi
17 July 2026, 13:32
Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, nën drejtimin e Ramës nuk prodhon më asgjë!
17 July 2026, 13:12
EPPO (Zyra e Prokurorit Publik Europian) në Tiranë si hap kuptimplotë
17 July 2026, 12:09
Banka e Shqipërisë propozon që Guvernatori të ketë imunitet nga arrestimi
17 July 2026, 11:33
Elitat shqiptare: Nga kazani i Enverit tek kryekazanxhiu i neokomunizmit!
17 July 2026, 10:51
Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë
17 July 2026, 10:09
Heshtja që mban erë
17 July 2026, 09:53
Dhunohet fizikisht oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrollet
17 July 2026, 09:33
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
17 July 2026, 08:53
Temperatura deri në 39°C, si pritet moti në vend ditën e sotme
17 July 2026, 08:36
Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes nga Zelensky
17 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 July 2026, 08:02
Pse Vuçiç s’e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?
16 July 2026, 22:46
Nga Napoli në Athinë, netët e nxehta po u kushtojnë banorëve dhjetëra orë gjumë
16 July 2026, 22:30
Dervishi: Patronazhistët janë qenie të pështira
16 July 2026, 22:11
Kosova në garë për fondet e BE-së, raporti dorëzohet në afatin e fundit
16 July 2026, 21:29
Shtatë gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë kur hani në Itali
16 July 2026, 20:24
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi”/ Pankartat pikante nga protesta
16 July 2026, 20:09
Korrupsion gjatë detyrës, arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 3 në Tiranë
16 July 2026, 19:36