Flash News
Aksident në Vlorë, vdes gazetari i njohur Enrik Mehmeti
Atentati në Sarandë/ Thimjo Rubati u qëllua me 3 plumba, ja si paraqitet gjendja shëndetësore
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, motori i braktisur mund të çojë te identifikimi i autorëve
Paratë e Postës Shqiptare në kazino/ Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën. Mataj: Jam qytetare e lirë
Raporti i KE për Shqipërinë, Berisha: Damkosi Ramën, Balluku është bërë çështje e BE-së
Gazetari ironizon qeverinë: Organizatorët e tubimit janë korrupsioni dhe shpopullimi!
Gazetari Osman Stafa, ka mbajtur një fjalim nga protesta masive qytetare në ditën e 49-të të saj, ku ka ngritur shqetësime për problematikat kryesore me të cilat, sipas tij, përballet sot Shqipëria.
Stafa u ndal veçanërisht te gjendja e sistemit shëndetësor, duke akuzuar qeverinë se nuk po investon mjaftueshëm në spitalet publike, ndërsa fondet shkojnë për projekte të tjera.
Gazetari kundërshtoi edhe deklaratat e një deputeti të Partisë Socialiste lidhur me pajisjet mjekësore, duke thënë se, sipas tij, në QSUT nuk kanë mbërritur pajisjet e premtuara dhe se pacientët vijojnë të përballen me mungesa.
Në fund, Stafa ironizoi qeverinë duke deklaruar se organizatorët e vërtetë të protestës nuk janë partitë politike, por problemet që, sipas tij, kanë rënduar jetën e qytetarëve.
“Para pak ditësh kam publikuar një listë ku QSUT kërkonte donacione, kurse paratë tuaja shkojnë për koncerte, për kopshtin Eden, për projekte që nuk i shohim. Pasi i publikova, prisja që këta të vinin mend. Çfarë bëjnë këta? Asgjë.
Shalsi, deputet i PS, tha se ato pajisje janë. Ai gënjeu. Nuk ka shkuar asnjë pajisje në QSUT, nuk ka asgjë të tillë për pacientët. Një skaner nuk punon prej vitesh. Pacientët sorollaten. Shkojnë në urgjencë në QSUT dhe përfundojnë te privati.
Onkologjiku është spitali më kriminal i mundshëm. Mungojnë medikamentet. Ilaçet e tjera janë dy muaj, dy muaj jo. A shërohet kanceri kështu?
Vetë i gjejnë mundësitë, marrin para nga buxheti i shtetit dhe ikin në spitale të huaja, apo marrin paratë e vjedhura nga shqiptarët. Pse nuk qëndrojnë te spitalet publike kur kanë halle? Duhet të bëhet ligji që ata të kurohen në spitalet publike dhe të shikoni ju, do të rregullohen spitalet apo jo. Nënat dhe motrat tona që vuajnë nga kanceri gjinekologjik vuajnë mungesën e pajisjeve. Nuk pret kanceri. Këta, kur nuk shërojnë dot nënat dhe gratë tona, a kanë shpirt që të na dalin neve para?
Njerëzit ngelin të paralizuar nga goditjet ishemike. Një qytetar nga Korça, 43 vjeç, qëndroi dy muaj në QSUT, nuk u trajtua. Po pret ndihmën e shqiptarëve, se ka ikur në Greqi, rrezikon të paralizohet, baba i 3 fëmijëve. Kur këta nuk trajtojnë sëmundjet, problematikat shëndetësore, për çfarë na duhet koncerti i Kanye West? Një temë tjetër, lumenjtë e Shqipërisë i kanë shkatërruar, kuçedrat kanë dalë maleve të Shqipërisë për t’i pirë ujin, për të shkaktuar krim mjedisor. Vetëm dje kam denoncuar çfarë ndodh në lumin Shkumbin.
Kam marrë mijëra SMS nga shqiptarë që tregojnë se çfarë ka ndodhur në lumenjtë e Shqipërisë. I kanë shkatërruar me HEC-e. I kanë ndryshuar rrjedhën. Këta janë politikanët, pushteti që ka vjedhur këtë komb. Kjo protestë është protesta juaj, e asnjë partie, e asnjë individi. Secili nga ju është kryetar, organizator! E për të kaluar te organizatorët realë, ata të cilët ju kanë bërë të vini këtu, e di cilët janë? Është korrupsioni. Ai ka pasuruar klasën qeveritare. Është shpopullimi. Është vrarë frika në Shqipëri se do të na heqin nga puna.
Por ky shesh është plot dhe është bashkë, nuk ka fuqi që t’ju heqë njeri nga puna. Ju jeni pjesë e historisë. Mos dëgjoni më se ju kanë mashtruar në 36 vite, dëgjoni zemrën, flamurin, dëgjoni Shqipërinë. Zoti ju bekoftë juve. Zoti bekoftë Shqipërinë, vendin më të bukur që kemi dhe flamurin më të bukur që kemi. Nuk do ta lëmë në duart e hajdutëve!”, tha ai.
Të fundit
Sulmet iraniane në Jordani, vriten dy ushtarë amerikanë
18 July 2026, 21:59
Dy shenja të zodiakut që gjejnë gjithmonë një arsye për t'u grindur
18 July 2026, 21:12
Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Edi Ramës
18 July 2026, 20:51
Spanja përballet me javën më të nxehtë të verës, priten temperatura deri në 45°C
18 July 2026, 20:05
Qesh mirë kush qesh i fundit, zonja ministre
18 July 2026, 19:40
Hyri për t’u larë në det, humb jetën një i moshuar në Durrës
18 July 2026, 19:23
Sa para janë në lojë në finalen e Kupës së Botës 2026?
18 July 2026, 16:20
Himçi: Përroi i Zaranikës i harruar nga pushteti, banorët jetojnë si në mesjetë
18 July 2026, 15:23
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina
18 July 2026, 15:04
Berisha: Jam pro listave të hapura dhe zgjedhjes së Presidentit nga populli
18 July 2026, 14:54
Shkencëtarët zbulojnë atmosferë rreth një planeti të ngjashëm me Tokën
18 July 2026, 14:21
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme me raketa e drone
18 July 2026, 12:10
Epidemia e heshtur: Një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
18 July 2026, 11:05
Leku forcohet e nuk ka frikë, se çunat jashtë merren me botanikë!
18 July 2026, 10:42
"Jeta të surprizon", Messi flet për foton ikonike me Lamine Yamal
18 July 2026, 09:35
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
18 July 2026, 09:05
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
18 July 2026, 08:49
E rëndë në Korçë, njerku plagos me thikë në kokë 18-vjeçarin
18 July 2026, 08:40
Temperatura deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
18 July 2026, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
18 July 2026, 07:59
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
17 July 2026, 21:48
Ndahet nga jeta ‘Zonja e pëllumbave’ në filmin ‘Home Alone’
17 July 2026, 20:41
Leku, kampion bote, po a e ka parë kush VAR-in?
17 July 2026, 18:24
Tërmeti 7.4 ballë godet Meksikën, alarm për cunami
17 July 2026, 18:14
Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së, shkelje dhe 968 milionë lekë dëm
17 July 2026, 16:23
Pse i duhej Edi Ramës edhe një herë trupi i pajetë i Martin Canit
17 July 2026, 15:23
Fundjavë përvëluese, temperaturat deri në 41 gradë të dielën
17 July 2026, 15:08
Ronaldo : Cristiano mund të luajë në Arabi, por Botërori është tjetër nivel
17 July 2026, 14:16
Cili klub ka më shumë lojtarë në finalen e Botërorit?
17 July 2026, 13:54
Çmimet janë rritur me 3.2% në qershor, efekti kryesor nga ushqimet dhe argëtimi
17 July 2026, 13:32
Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, nën drejtimin e Ramës nuk prodhon më asgjë!
17 July 2026, 13:12
EPPO (Zyra e Prokurorit Publik Europian) në Tiranë si hap kuptimplotë
17 July 2026, 12:09
Banka e Shqipërisë propozon që Guvernatori të ketë imunitet nga arrestimi
17 July 2026, 11:33
Elitat shqiptare: Nga kazani i Enverit tek kryekazanxhiu i neokomunizmit!
17 July 2026, 10:51
Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë
17 July 2026, 10:09
Heshtja që mban erë
17 July 2026, 09:53
Dhunohet fizikisht oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrollet
17 July 2026, 09:33
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
17 July 2026, 08:53
Temperatura deri në 39°C, si pritet moti në vend ditën e sotme
17 July 2026, 08:36
Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes nga Zelensky
17 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 July 2026, 08:02
Pse Vuçiç s’e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?
16 July 2026, 22:46
Nga Napoli në Athinë, netët e nxehta po u kushtojnë banorëve dhjetëra orë gjumë
16 July 2026, 22:30
Dervishi: Patronazhistët janë qenie të pështira
16 July 2026, 22:11
Kosova në garë për fondet e BE-së, raporti dorëzohet në afatin e fundit
16 July 2026, 21:29
Shtatë gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë kur hani në Itali
16 July 2026, 20:24
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi”/ Pankartat pikante nga protesta
16 July 2026, 20:09