Flash News

E-TJERA

Aksident në Vlorë, vdes gazetari i njohur Enrik Mehmeti

Aksident në Vlorë, vdes gazetari i njohur Enrik Mehmeti

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari Enrik Mehmeti.

Enrik Mehmeti ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare, pas aksidentit me motorr.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai po lëvizte me një motor me katër rrota, ku dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit.

Motori u rrokullis disa herë. Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale.

 Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 40-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Të fundit