Flash News

E-TJERA

Para nisjes së seancës, qytetarët etiketojnë vezët me emra politikanësh

vezet-protesta.jpg

Para nisjes së seancës plenare të Kuvendit, e parashikuar për në orën 12:00, protestuesit janë grumbulluar përpara Parlamentit me një formë simbolike proteste.

Në duar mbajnë kuti me vezë, mbi të cilat kanë vendosur emra të pushtetarëve dhe qeveritarëve që, sipas tyre, janë "objektivat" e protestës.

Me humor dhe ironi, qytetarët thonë se çdo vezë ka destinacionin e saj, ndërsa paralajmërojnë se do të shprehin pakënaqësinë ndaj deputetëve gjatë zhvillimit të seancës.

2222222222222.jpeg

Të fundit