Flash News

SPORT

Rodri shpallet lojtari më i mirë i Botërorit 2026

Mesfushori i Spanjës, Rodri, është shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026, duke kurorëzuar me një tjetër sukses një turne të shkëlqyer, pas triumfit të La Roja-s ndaj Argjentinës në finale.

30-vjeçari ishte një nga figurat kyçe të skuadrës spanjolle gjatë gjithë Botërorit, duke udhëhequr mesfushën dhe kontribuar në një ecuri mbresëlënëse, ku Spanja pësoi vetëm një gol në tetë ndeshje.

Pas rikthimit nga një dëmtim serioz në gju që e mbajti për një kohë jashtë fushave, Rodri gjeti gradualisht formën optimale dhe u aktivizua si titullar në të gjitha ndeshjet e Spanjës gjatë turneut të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara.

Ky është një tjetër vlerësim prestigjioz për mesfushorin e Manchester Cityt, i cili më herët ishte shpallur lojtari më i mirë i Euro 2024, përpara se të fitonte edhe "Topin e Artë". Me çmimin e fituar në Botërorin 2026, ai shton një tjetër trofe individual në një karrierë të mbushur me suksese.

Dominimi i Spanjës u reflektua edhe në çmimet e tjera individuale. Mbrojtësi Pau Cubarsi u zgjodh lojtari më i mirë i ri i turneut, ndërsa portieri Unai Simon u vlerësua si portieri më i mirë, pas paraqitjeve vendimtare që ndihmuan Spanjën të ngrejë trofeun e Kupës së Botës.

Të fundit