Flash News

E-TJERA

51 ditë protestë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

51 ditë protestë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion selinë e Kryeministrisë.

Nën thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe me pankarta në duar, protestuesit kanë lënë sheshin ‘Skëndërbej’ duke u drejtuar drejt godinës së qeverisë.

Marshimi do të vijojë në rrugë e Tiranës pas fjalimeve të qytetarëve dhe diasporës, të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kanë kërkuar reagim më të gjerë qytetar kundër qeverisë “Rama”.

Gjatë protestave të zhvilluara deri më tani janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë Rama, ndërsa pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësime për gjendjen ekonomike, emigracionin dhe projektet që dëmtojnë interesin publik dhe pasuritë kombëtare

Të fundit