Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Veliaj kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit që ndalonte llogaritjen e afateve të paraburgimit për periudhat kur seancat në Gjykatën e Posaçme shtyheshin. Megjithatë, Gjykata e Lartë vendosi të mos i japë të drejtë kërkesës së tij, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm.

Pezullimi i afateve është aplikuar disa herë gjatë shqyrtimit të çështjes në GJKKO, kryesisht pas shtyrjes së seancave gjyqësore.

Edhe në seancën e zhvilluar këtë të martë, trupa gjykuese vendosi ta shtyjë procesin për në muajin shtator, për shkak të mungesës së Erion Veliajt dhe mbrojtësit të tij ligjor. Si pasojë, u vendos sërish pezullimi i afateve të paraburgimit deri në zhvillimin e seancës së radhës.

Të fundit