Flash News

E-TJERA

Kamioni përplas Audin dhe bie nga lartësia te te rrethrrotullimi i TEG-ut, një i vdekur e dy të plagosur

Screenshot 2026-07-22 175759.png

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Policia e Tiranës ka zbardhur detajet e para zyrtare lidhur me aksidentin e rëndë, ku një kamion u përplas me një automjet dhe më pas doli nga rruga.

Sipas njoftimit paraprak të uniformave blu, kamioni  (pompë betoni)  u përplas me një automjet në rrethrrotullim, çau barrierat metalike mbrojtëse dhe ra në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, shtetasi me inicialet R. N., rreth 28 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit