Flash News

E-TJERA

Stuhia shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh në Sarandë, katër familje pa strehë

Screenshot 2026-07-22 173028.png

Stuhia e fuqishme që goditi Sarandën mbrëmjen e së martës ka shkaktuar dëme të mëdha në një pallat 12-katësh, ku çatia prej druri e katit të fundit është shkatërruar pothuajse tërësisht, duke lënë katër familje pa strehë.

Pas publikimit të rastit, në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë për të kryer verifikimet.

Gjatë inspektimit u konstatua se pallati është një ndërtim i hershëm dhe nuk disponon certifikatë pronësie. Banorët e apartamenteve të dëmtuara zotërojnë vetëm kontratat e porosisë të lidhura me ndërtuesin.

Nga kontrolli në terren rezultoi se rreth gjysma e çatisë është shkatërruar plotësisht, ndërsa edhe pjesa tjetër ka pësuar dëmtime serioze, duke e bërë të pasigurt për banorët.

Tashmë pritet që Bashkia e Sarandës të vendosë mbi masat që do të merren për rehabilitimin e objektit dhe zgjidhjen e situatës së katër familjeve të prekura.

Të fundit