Flash News

E-TJERA

Ndalohet dalja në det për të gjitha mjetet lundruese në Sarandë

Përkeqësimi i situatës atmosferike ka detyruar Kapitenerinë e Portit të Sarandës të marrë masa kufizuese për lundrimin në zonën bregdetare të jugut.

Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet kanë bërë me dije se, për shkak të erërave të forta dhe dallgëzimit të lartë, është ndaluar përkohësisht dalja në det e të gjitha mjeteve lundruese në zonat Sarandë, Ksamil dhe Borsh.

Urdhri prek çdo kategori mjeti, duke përfshirë varkat turistike, mjetet e peshkimit si dhe skafet e vogla.

Masa është vendosur për të garantuar sigurinë e lundrimit dhe do të qëndrojë në fuqi deri në qetësimin e kushteve të detit. Kapiteneria do të njoftojë për rikthimin e lundrimeve normale sapo situata të përmirësohet.

Autoritetet kanë kërkuar nga pronarët dhe drejtuesit e mjeteve detare që të zbatojnë urdhrin, duke paralajmëruar se mosrespektimi i tij do të sjellë pasoja sipas ligjit.

Të fundit