E-TJERA

Plagosja e trefishtë në Elbasan, 6 gëzhoja në vendngjarje; polici jashtë shërbimit ndoqi autorin

Tre personat që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë lënë spitalin pak orë pas marrjes së ndihmës mjekësore, pasi dëmtimet e tyre rezultuan të lehta.

Burime spitalore bëjnë me dije se 19-vjeçari Bjorgi Hoxha, 32-vjeçari Armand Tomorrica dhe 31-vjeçari Renaldo Mance janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë rikthyer në banesat e tyre.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre është plagosur në shpatull, një tjetër në këmbë, ndërsa i treti ka marrë vetëm një dëmtim të lehtë nga një plumb.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë. Në vendin ku ndodhi sulmi, ekspertët kriminalistikë kanë sekuestruar gjashtë gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike për të identifikuar armën e përdorur.

Grupi hetimor po analizon gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë të lokalit dhe bizneseve përreth, ndërsa ka marrë dëshmitë e tre të plagosurve në përpjekje për të sqaruar rrethanat dhe motivin e ngjarjes.

Sipas burimeve, në momentin e të shtënave në lokal ndodhej edhe një efektiv policie jashtë orarit të shërbimit. Pasi dëgjoi krismat, ai doli menjëherë në ndjekje të autorit. Gjatë largimit, i dyshuari hodhi armën e zjarrit, e cila u sekuestrua nga policia, por arriti të largohej dhe vijon të jetë në kërkim.

Të fundit