Flash News

E-TJERA

51 ditë rezistencë, qytetarët protestojnë sërish para Parlamentit

Paralelisht me seancën plenare të Kuvendit, do të mbahet edhe protesta qytetare, e cila do të zhvillohet jashtë Parlamentit.

Qytetarët vijon prej 51 ditësh rezistencën e tyre duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. 

Disa javë më parë, qytetarët u mblodhën para Parlamentit, ku protesta degradoi në dhunë fizike dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia kundrejt qytetarëve. Efektivët nuk kursyen as gra e të moshuar.

Të rinjtë u shoqëruan me forcë në komisariat, ku disa deklaruan se ishin dhunuar brenda ambienteve të komisariatit.

Të fundit