Flash News

Bota

Trump në finalen e Botërorit, i mbrojtur me xham antiplumb para sfidës Spanjë-Argjentinë

2750a103ab9e59abeefba231566f873eba641038.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në “MetLife Stadium” për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.

Trump është ulur në tribunën VIP përkrah presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa në pamjet e transmetuara ai shihet pas një xhami mbrojtës antiplumb. Presidenti amerikan mbërriti në stadium me helikopterin presidencial “Marine One”, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump.

Pas përfundimit të finales, Trump pritet t'i dorëzojë trofeun skuadrës fituese.

Në tribunë ndodhen edhe Mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës, të shoqëruar nga kryeministri Pedro Sánchez. Prania e tyre vjen pavarësisht polemikave të fundit mes qeverisë spanjolle dhe presidentit amerikan.

Finalja po ndiqet nga rreth 82 mijë tifozë në “MetLife Stadium”, në një atmosferë festive.

Të fundit