Flash News

E-TJERA

Flakët përfshijnë pyjet e Iballës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

-800-0-pyll-zjarr.jpg

Një vatër e madhe zjarri vijon të djegë prej mbrëmjes së djeshme një sipërfaqe pyjore në zonën e Iballës, në bashkinë Fushë-Arrëz, duke vështirësuar ndërhyrjen e strukturave të emergjencës.

Flakët kanë përfshirë zonen pyjore Iballë–Mezi, mbi lagjen Gere të fshatit Iballë. Për shkak të terrenit të thepisur , shërbimi zjarrfikës nuk ka mundur të depërtojnë deri te vatra aktive dhe ështe vendosur pranë qendrës së njësisë administrative.

Gjatë gjithë natës, banorë të zonës, në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit pyjor, kanë punuar për të frenuar përhapjen e flakëve duke përdorur mjete rrethanore.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë kryesisht një zonë me shkurre, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë shkaktuar qëllimisht.

Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, në operacion është përfshirë edhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili po ndërhyn nga ajri për të izoluar vatrën dhe për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të zjarrit.

Të fundit