Flash News

E-TJERA

Mbajtën të mbyllur inspektorët e Tatimeve në resort, 5 persona përfundojnë në pranga

Policia e Kavajës ka vënë në pranga pesë persona pas një incidenti të ndodhur në një resort në Golem, ku dyshohet se punonjës të Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë penguar dhe janë mbajtur të mbyllur gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas autoriteteve, në arrest kanë përfunduar administratori i resortit, shefi i financës, shefi i sigurisë, si dhe dy punonjës të sigurisë. Ata akuzohen për veprën penale të “heqjes së paligjshme të lirisë”.

Ngjarja është denoncuar nga vetë inspektorët e Tatimeve, të cilët kanë deklaruar se më 18 korrik 2026, teksa ndodheshin në resort për kryerjen e kontrolleve në kuadër të detyrës, janë penguar të largohen dhe janë mbajtur të izoluar për një periudhë kohe.

Pas kallëzimit, Policia e Kavajës nisi hetimet dhe procedoi me arrestimin e pesë të dyshuarve. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit prej të përfshirëve.

Të fundit