Flash News

SPORT

Gjithçka gati për finalen e Botërorit, ja formacionet zyrtare të Spanjës dhe Argjentinës

spnajna.jpg

Sonte mbrëma luhet finalja e madhe e Botërorit, mes Spanjës dhe Argjentinës që do të përballen për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.

\Dy trajnerët, Luis De la Fuente dhe Lionel Scaloni, kanë bërë publike formacionet zyrtare, duke vendosur të hedhin nga minuta e parë yjet kryesorë të skuadrave të tyre.

Sfida do të zhvillohet në “MetLife Stadium” dhe do të nisë në orën 21:00, ndërsa drejtësia në fushë do të garantohet nga arbitri slloven Slavko Vinçiç.

Për Spanjën, në formacionin titullar do të jenë Unai Simon në portë, me Pedro Porro, Kubarsi, Laport dhe Kukureja në mbrojtje. Mesfusha do të udhëhiqet nga Rodri dhe Fabian Ruiz, ndërsa në sulm do të aktivizohen Lamin Jamal, Dani Olmo, Baena dhe Ojarzabal.

Nga ana tjetër, Argjentina e Lionel Scalonit do të zbresë me Emiliano Martinez në portë. Në mbrojtje janë vendosur Montiel, Romero, Lisandro Martinez dhe Taljafiko, ndërsa mesfusha përbëhet nga De Paul, Enzo Fernandez dhe MakAllister. Në repartin ofensiv do të luajnë Niko Gonzalez, Lionel Mesi dhe Hulian Alvarez.

Formacionet zyrtare:

SPANJA: Unai Simon; Pedro Porro, Kubarsi, Laport, Kukureja; Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Dani Olmo, Baena; Ojarzabal.
Trajner: Luis De la Fuente

ARGJENTINA: Emiliano Martinez; Montiel, Romero, Lisandro Martinez, Taljafiko; De Pol, Enzo Fernandez, MakAllister; Niko Gonzalez; Mesi, Hulian Alvarez.
Trajner: Lionel Scaloni

Të fundit