Flash News

E-TJERA

Protesta para Kuvendit, një makinë zyrtare qëllohet me vezë nga qytetarët

1782816160_goditjameveze.jpg

një makinë zyrtare që po hynte në ambientet e Kuvendit është qëlluar me vezë nga protestuesit e mbledhur para godinës, pak para nisjes së seancës plenare.

Makina u godit nga qytetarët në momentin që kaloi përmes hyrjes së rrethimit të Parlamentit.

Protestuesit ndodhen prej rreth një ore përpara Kuvendit, ku kanë vijuar të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj mazhorancës. Në duar kanë marrë vezë të etiketuara me emrat e politikanëve, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, si një formë simbolike proteste.

Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje kundër institucioneve dhe deputetëve, ndërsa disa prej sloganeve të tyre kanë qenë: “Parlamenti i krimit” dhe “Nuk na përfaqësoni”.

Të fundit