Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kushtetuesja e zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time, është shërbëtore e qeverisë

9667d854-73ae-482c-b79a-0f2729a98866.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj institucioneve të drejtësisë edhe pas paraqitjes së tij në SPAK, duke vënë në shënjestër kësaj radhe Gjykatën Kushtetuese.

Berisha deklaroi para mediave se gjykata po vonon qëllimisht shqyrtimin e kërkesës së tij për masën e sigurisë "detyrim paraqitje", ndërsa e akuzoi atë se vepron në funksion të qeverisë dhe se ka miratuar vendime që, sipas tij, kanë favorizuar mazhorancën.

Berisha: Ishte Gjykata Kushtetuese, e cila zotohej se nuk ia shqyrtojmë çështjen Sali Berishës.
Se ju më keni pyetur këtu mua a e ke dërguar në Gjykatë Kushtetuese masën e paraqitjes çdo dy javë?
Sa kohë që e kam dërguar, thoni ju?
E kam dërguar para 10 muajve.
Ajo gjykatë që është notere e turpshme e akteve kriminale të qeverisë shqiptare, ajo gjykatë që shqyrton brenda një muaji kërkesën e Lubi Ballukut, që shqyrton brenda dy muajve kërkesën e Erion Veliajt, që ka detyrim ligjor që masat e sigurisë t’i shqyrtojë në afat maksimumi tremujor, shtyn shqyrtimin e kërkesës time për në tetor.
Domethënë shtyn me pothuajse 11 muaj, tre herë afati ligjor.
Është kjo gjykatë shërbëtore e qeverisë, me një pjesë të mirë të atyre, nuk them secili prej tyre, një nga shkaqet kryesore që ka nxjerrë ata dhjetëra mijëra djem e vajza në protestë prej 50 e sa ditësh.
Pse?
Sepse grupi parlamentar i PD ka kundërshtuar në parlament dhe ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin e investimeve strategjike.
Gjykata Kushtetuese, pavarësisht kërkesave të prera të Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian, e ka lënë në fuqi ligjin.
PD ka dërguar në këtë gjykatë ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ishte fjala konkretisht për parkun absolutisht më të bukur, më të mirë në Evropë, që është parku i Butrintit.
Gjykata Kushtetuese firmosi për shkatërrimin e tij, vendimin e qeverisë.
Gjykata Kushtetuese mbajti në fuqi amendimin e ligjit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe peizazheve natyrore, të kundërshtuar me forcë nga PD.
Ja, ajo gjykatë.
A mund të imagjinoni ju një grup gjykatësish, paçka se të gjitha këto nuk janë vetëm kërkesa të opozitës.
Të gjitha këto nuk janë vetëm kërkesa të protestës rinore qytetare, por janë kërkesa të prera të institucioneve të BE, të Parlamentit dhe Komisionit Evropian.
Megjithatë ajo vazhdon notere, ish-kryetarja se ku kaloi në një post të rëndësishëm kushtetues.
Shkoi tek Banka e Shqipërisë, e cila hesht si fija e barit për narko-euron.
A e kuptoni ju sa i pushtuar është ky vend?
Pra, këtu thashë ishin dengjet me narko-euro.
Banka e Shqipërisë është e zhytur gjer në çati në narko-euro dhe nuk guxon të shqiptojë njëherë fjalën narko-euro, e cila po shkatërron ekonominë e vendit, po shpunëson mijëra qytetarë.
Ata mijëra qytetarë nuk shohin perspektivë në këtë vend.

Të fundit